Mos injoroni këto katër dhimbje të stomakut

Mos injoroni këto katër dhimbje të stomakut

01 nëntor 2017 14:37

Ekzistojnë lloje të ndryshme dhimbjesh dhe secila prej tyre mund të japë një pasqyrim të asaj çfarë ndodh në zorrë.

Më poshtë gjeni disa nga simptomat më të zakonshme të stomakut dhe çfarë thonë për shëndetin tuaj:

-Djegie në gjoks

Shumë prej jush mund të përjetoni një ndjesi djegie poshtë gjoksit.

Çfarë duhet të bëni? Në momentin që ju kuptoni se cili ushqim po ju shkakton probleme, duhet ta hiqni menjëherë nga dieta.

-Dhimbje përreth kërthizës

Nëse keni probleme me apendiksin, zakonisht ato fillojnë me një dhimbje të lehtë përreth kërthizës. Me përkeqësimin e dhimbjeve, ato më pas fillojnë të përhapen në të djathtën e pjesës abdominale.

Çfarë të bëni? Shkoni menjëherë në spital. Mund të jetë e nevojshme që të operoni apendiksin. Nëse nuk merrni masa menjëherë, mund të rrezikoheni nga plasja e apendiksit, duke rrezikuar kështu jetën, transmeton Kosovapress.

-Dhimbje therëse poshtë brinjëve

Gurët në tëmth janë grumbuj të vegjël kolesteroli në madhësi të ndryshme, të vegjël sa një kokërr bizele deri të mëdha sa një top golfi.

Guri në tëmtha nuk është për t’u shqetësuar, por kthehet në të tillë në momentin që ju shkakton problem dhe operimi kthehet në opsion të vetëm kurim.

-Djegie stomaku

Nëse keni dhimbje kronike që përkeqësohen edhe më shumë pas ngrënies, atëherë është një simptomë e ulcerës.

Çfarë të bëni? Ndaloni përdorimin e medikamenteve pa recetë kundër dhimbjeve si ibuprofen, pasi përkeqësojnë situatën edhe më shumë. Në varësi të gjendjes së ulcerës, ju mund t’ju nevojiten medikamente ose operim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme