Humbja në hapësirë - shenja e parë e sëmundjes Alzheimer

Humbja në hapësirë - shenja e parë e sëmundjes Alzheimer

31 tetor 2017 16:46

Humbja në hapësirë, madje edhe në një mjedis familjar, mund të jetë shenja e parë e sëmundjes Alzheimer, sipas një studimi të ri.

Në një studim në Universitetin e Edinburgut thuhet se është vërtetuar lidhja në mes të pjesës së trurit e cila përdoret për navigacion dhe sëmundjes së ardhshme potenciale.

Qëllimi i studimit të ri me titull "Parandalimi", në të cilin janë përfshirë edhe qendra të tjera në Britani, është të zbulohen simptomat e para të sëmundjes në njerëzit të cilët janë ende të rinj, transmeton koha.net.

Sëmundja e Alzheimerit zakonisht nuk diagnostikohet deri në vitet e gjashtëdhjeta të jetës, kur tashmë ka ndodhur dëmtimi i konsiderueshëm i trurit, shkruan "Independent".

Hulumtuesit raportojnë se aftësitë e çrregulluara naviguese janë një nga treguesit e parë të sëmundjes.

Gjatë hulumtimit rezultoi se rreziku më i lartë ishte tek ata persona të cilët nuk kanë arritur rezultate të mira në testet e matjes së aftësisë së vizualizimit të pozitës së tyre. Të anketuarit ishin të moshës mes 41 dhe 59 vjeç.

Rezultoi se tek ata pjesa e trurit përgjegjëse për navigim, e njohur gjithashtu si hipokampus, është më e vogël.

Në studim është përdorur i ashtuquajturi test i katër maleve, kur subjektit i tregohet fotoja e malit të cilën ai duhet ta identifikojë në përzgjedhjen e katër peizazheve të tjera.

Shkencëtarët kanë konstatuar se një mënyrë e shëndetshme jetese mund ta parandalojë zhvillimin e sëmundjes, duke përfshirë shëtitjen prej 30 minutash, katër herë në javë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme