Mënyrat për t’i shndërruar gabimet në mësime të çmuara jetësore

Mënyrat për t’i shndërruar gabimet në mësime të çmuara jetësore

31 tetor 2017 08:01

Pranoni gabimet tuaja

Fajësimi i të tjerëve ose zvogëlimi i përgjegjësisë suaj nuk është i dobishëm për askënd.

Para se të mësoni nga gabimet tuaja, duhet ta pranoni përgjegjësinë e plotë për rolin tuaj në rezultat, transmeton Koha.net. Ndonjëherë mund të jetë e pakëndshme, por përderisa nuk merrni përgjegjësi të plotë, nuk jeni të gatshëm të ndryshoni.

Bëjani vetes disa pyetje serioze

Nuk duhet ta torturoni veten me gabimet tuaja, por analizimi i tyre real mund të jetë produktiv. Bëjani vetes këto pyetje:

• Çfarë shkoi keq?

• Çfarë mund të bëj më mirë herën tjetër?

• Çfarë mësova nga kjo?

Shkruani përgjigjet tuaja dhe do ta shihni situatën pak më qartë. Përgjigjet në letër mund t’ju ndihmojnë që logjikisht ta shikoni ndonjë përvojë joracionale ose emocionale.

Krijoni një plan

Nëse e akuzoni veten vazhdimisht për gabime, kjo nuk do t'ju ndihmojë. Është e rëndësishme që ta kaloni shumicën e kohës duke menduar se si të jeni më të mirë në të ardhmen.

Bëjeni një plan, i cili do t'ju ndihmojë ta shmangni një gabim të ngjashëm. Jini sa më të detajuar dhe fleksibil sepse plani juaj mund të ketë nevojë të ndryshohet.

Vështirësojani vetes vendimet e gabuara

Mos u mbështetni vetëm në vullnetin tuaj nëse doni t’i shmangni gabimet. Rritni gjasat e suksesit duke e bërë të vështirë marrjen e vendimeve të gabuara.

Nëse vazhdimisht hani ëmbël, mos blini sheqerka. Nëse blini pa kontroll, lërini kartelat dhe paratë në shtëpi.

Rikujtoni se pse dëshironi të jeni më të mirë

Ndonjëherë nevojitet vetëm një moment dobësie për t’iu kthyer rrugës së vjetër. Bëni një listë të të gjitha arsyeve se pse po përpiqeni ta arrini qëllimin tuaj, dhe lexojeni atë gjatë kohëve të vështira kur jeni në prag të gabimit.

Vetëdisiplina është si një muskul. Sa herë që e shtyni kënaqësinë tuaj afatshkurtër dhe e bëni një zgjedhje të shëndetshme, ndiheni më të fortë mentalisht.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme