Nivel rekord i CO2 në atmosferë

Nivel rekord i CO2 në atmosferë

30 tetor 2017 17:55

Koncentrimi i dyoksid karbonit në atmosferë ka arritur nivel të ri rekordi në 800,000 vjetët e fundit, njofton Organizata botërore e meteorologjisë së OKB-së.

Sipas saj, shkurtimi i rritjes së shpejtë të CO2 është i nevojshëm për t’iu shmangur rritjes ekstreme të temperaturave deri në vitin 2100.

“Gjeneratat e ardhshme do të trashëgojnë një planet gjithnjë e më shumë jo miqësor”, tha sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Petteri Taalas.

“CO2 mbetet në atmosferë për qindra vite, ndërsa në oqeane edhe më gjatë. Ligjet e fizikës tregojnë se ne mund të përballemi me një klimë gjithnjë e më të ngrohtë në të ardhme”, ka shtuar ai, transmeton KP.

Sipas Organizatës botërore të meteorologjisë, forcimi i fenomenit El Nino dhe aktivitetit human kanë ndikuar në rritjen e koncentrimit të CO2 në 403.3 pjesë për milion vitin e kaluar, nga 400 sa ishte në vitin 2015.

Shkalla e rritjes së CO2 në atmosferë në 70 vjetët e fundit është pothuajse 100 herë më e larë se sa gjatë fundit të periudhës së akullnajave, njofton organizata.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme