Cili ujë e dëmton shëndetin tonë

Cili ujë e dëmton shëndetin tonë

29 tetor 2017 08:37

Një numër i madh i njerëzve në mëngjes së pari e pinë një kafe me një gotë ujë të ftohtë. Por rezulton se në mëngjes duhet të pini së pari një gotë ujë të vakët. Hulumtimet tregojnë se uji i ngrohtë në lukth të zbrazët stimulon produktivitetin dhe është i dobishëm për organizmin. Këto janë përfitimet e ujit të vakët në lukth të zbrazët:

1. Lehtëson dhimbjen

Pirja e ujit të ngrohtë e lehtëson dhimbjen e fytit. Nëse zgjoheni në mëngjes me dhimbje të fytit dhe me fyt të thatë, pini të paktën një gllënjkë me ujë të ngrohtë, transmeton Koha.net. Ai do ta qetësojë irritimin e fytit, do ta lehtësojë tensionin dhe shtrëngimet në bark.

2. Nxit tretjen

Uji i ngrohtë do ta stimulojë zorrën e trashë dhe do ta aktivizojë tretjen. Përveç kësaj, më lehtë do ta absorboni ushqimin gjatë ditës.

3. Përmirëson qarkullimin

Pirja e ujit të ngrohtë e përmirëson qarkullimin e gjakut në trup. Është vërtetuar shkencërisht se qarkullimi i gjakut përmirësohet sa herë që trupi ekspozohet ndaj nxehtësisë. Uji i ngrohtë do ta stimulojë qarkullimin në të gjithë trupin.

4. Nxit humbjen e peshës

Hidratimi i trupit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për humbjen e peshës. Hulumtimet tregojnë se ata që konsumojnë ujë të ngrohtë gjatë ditës humbin më shumë peshë në krahasim me ata që pinë të ftohtë. Uji i ngrohtë e zvogëlon oreksin, gjë që në përfundim rezulton me humbjen e kilogramëve.

Pse uji i ftohtë nuk ka efekt pozitiv në shëndetin tonë?

Edhe pse gjatë verës dhe në muajt e nxehtë më së shumti na përshtatet të pimë ujë të ftohtë, ai nuk i bën mirë shëndetit tonë. Uji i ftohtë i ngushton enët e gjakut, gjë që e redukton hidratimin e organizmit. Pirja e ujit të ftohtë e vështirëson tretjen, sepse e forcon yndyrën. Kur pimë ujë të ftohtë, trupi shpenzon energji për ta ngrohur trupin. Uji i ftohtë shkakton mukus të tepërt në sistemin e frymëmarrjes, gjë që e parandalon frymëmarrjen adekuate dhe shkakton rrezik më të lartë të infeksionit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme