Lifestyle

Kimia e trurit që mund t’i zvogëlojë simptomat e skizofrenisë

Descriptive Text

Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Marylandit kanë zbuluar se rregullimi i niveleve të acidit kinurenik, ose KYNA, mund të ketë efekte të ndjeshme në simptomat e skizofrenisë.

Njerëzit me skizofreni, një çrregullim ky afatgjatë mendor, i cili e përfshin një rënie të lidhjes në mes të mendimit, emocionit dhe sjelljes gjë që shpie në veprime të papërshtatshme dhe tërheqje nga realiteti, kanë nivele më të larta se nivelet normale të acidit kinurenik në trurin e tyre, transmeton koha.net.

KYNA është një metabolit i triptofanit amino acidik dhe ai e ul glutamatin, i cili është më i ulët tek njerëzit me skizofreni.

Hulumtuesit kanë konstatuar se njerëzit me skizofreni kanë aktivitet të ulët glutamatik, dhe niveli më i lartë i KYNA mund të jetë forca lëvizëse e cila qëndron prapa simptomave të skizofrenisë, duke përfshirë edhe problemet kognitive.

Për këtë studim, hulumtuesit i studiuan minjtë të cilët kishin mangësi të një enzime jetike për përcaktimin e niveleve të KYNA të njohur si kynurenine 3-monoxygenase, ose KMO. Minjtë me nivele të ulëta të KMO kishin dëmtime në kujtesën kontekstuale dhe kaluan më pak kohë duke bashkëvepruar me minjtë e panjohur në një mjedis shoqëror se sa grupi i kontrollit.

Minjtë me nivel të ulët të KMO gjithashtu e kishin rritur sjelljen e ngjashme me ankthin, kur u vendosën në një labirint.

"Ky studim ofron mbështetje të re kyç për hipotezën tonë të kamotshme", tha në një njoftim për shtyp Robert Schwarcz, profesor në Departamentin e Psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Marylandit dhe autor i studimit. "Ai shpjegon se si sistemi KYNA mund të bëhet jofunksional në skizofreni."

Rezultatet tregojnë potencial për ta modifikuar KYNA për ta rregulluar glutamatin më saktësisht për t’i ulur simptomat e skizofrenisë.

Studimi u publikua në Biological Psychiatry.