Panxhari i kuq për jetë të shëndetshme dhe larg mjekut

Panxhari i kuq për jetë të shëndetshme dhe larg mjekut

26 tetor 2017 13:25

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme në botë, është i pasur me Vitaminë C.

Ai përmban gjithashtu dhe vitaminë A, hekur, kalcium, acid folik dhe janë gjithashtu një burim i mirë i potasiumit, magnezit dhe fibrave. Për më tepër panxhari përmban nitrogjen organik dhe flavnoide.

Më poshtë do ju paraqesim një listë vlerat më të mira ushqimore që ofron panxhari i kuq:

Përmirëson shëndetin e zemrës

Nitratet e shumta që panxhari i kuq mban ju ndihmon në mbajtjen e një shëndeti të mirë të zerës. Ky përbërës te panxhari prodhon oksid nitric, që është një gaz që ndihmon në hapjen e venave të gjakut. Gjithashtu kjo perime ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të ulë tensionin e lartë.

Redukton inflamacionet

Një nutrient i quajtur betaine, që gjendet tek panxhari, ndihmon në mbrojtjen e qelizave, enzimave dhe proteinave të shkaktuara nga mjedisi. I njëjti përbërës redukton dhe inflamacionin, si dhe, mbron organet vitale dhe parandalon sëmundje të shumta.

Ul kolesterolin Panxhari përmban betacianin që është një antioksidant i fuqishëm që parandalon oksidimin e kolesterolit. Për më tepër parandalon formimin e pllakave në muret e zemrës, e cila ul rrezikun nga vuajtja e sëmundjeve kardiovaskulare siç është dhe ataku i zemrës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme