Lifestyle

Kujtimet e humbura nga Alzheimeri mund të jenë të rikthyeshme

Descriptive Text

Në eksperimentet me minjtë me sëmundjen e Alzheimerit në fazat e hershme, shkencëtarët në Massachusetts Institute of Technology konstatuan se kujtimet ruhen ende në tru, por sëmundja pengon qasjen në to.

Shkencëtarët e përdorën optogjenetikën, një teknikë e cila e përfshin aktivizimin e qelizave të trurit me dritë, në një studim eksperimental i cili tregon se kujtimet e zhdukura mund të ekzistojnë ende në trurin e pacientëve me Alzheimer - por shkencëtarët kanë nevojë për ndonjë metodë për t’i zhbllokuar ato, transmeton koha.net.

Hulumtuesit në MIT i kanë identifikuar më parë qelizat në tru të cilat i ruajnë kujtimet specifike, si dhe mënyrën se si t’i manipulojnë qelizat, të quajtura engrame, për të mbjellë kujtime të rreme, për t’i aktivizuar kujtimet ekzistuese ose për t’i ndryshuar emocionet e lidhura me ndonjë kujtim.

Hulumtuesit kanë zbuluar gjithashtu se minjtë me amnezi reaksionare kishin kujtesë të dëmtuar, por truri i tyre vazhdoi të formojë kujtime të reja, duke i bëtë ata të pyeteshin nëse kujtimet në pacientët me Alzheimer zhduken përnjëmend.

Optogjenetika - një teknikë kjo e cila bën që qelizat gjenetikisht të modifikuara t’i shprehin kanalet e joneve dritë-sensitive, duke e lejuar një masë të caktuar të kontrollit - është menduar të jetë shumë invazive për njerëzit, dhe metoda të tjera të trurit elektrikisht stimulues, si stimulimi i thellë i trurit, i afektojnë shumë pjesë të trurit në të njëjtën kohë.

Derisa metoda ka gjasa të vogla për të funksionuar në njerëz, studiuesit thanë se të kuptuarit që kujtimet nuk zhduken tek ata që e kanë sëmundjen, premton trajtime më të mira.

"E rëndësishme është se kjo është një dëshmi e konceptit", tha dr. Susumu Tonegawa, drejtor i RIKEN-MIT Center for Neural Circuit Genetics, në një njoftim për shtyp. "Pra, edhe nëse kujtimi duket të jetë zhdukur, ai është ende aty. Problemi është vetëm se si ta marrim atë".

Për këtë studim, të publikuar në revistën Nature, shkencëtarët i studiuan tre grupe të minjve, dy lloje që ishin inxhinieruar për ta zhvilluar sëmundjen Alzheimer dhe një grup i shëndetshëm i minjve.

Të tri grupet e minjve ishin vendosur në një dhomëz dhe ishin shokuar në këmbë. Të gjithë minjtë ishin frikësuar kur u vendosën në të njëjtën dhomë një orë më vonë. Ditën tjetër, minjtë me Alzheimer duket se e harruan shokun, ndërsa minjtë e shëndetshëm kishin frikë nga vendndodhja e tyre.

Për të testuar nëse kujtimi ishte ruajtur në tru në një periudhë afatgjatë, pavarësisht se vetëm ishte kujtuar në një kornizë të shkurtër kohore – minjtë me Alzheimer e kujtuan shokun një orë më vonë, por e harruan atë të nesërmen - shkencëtarët i etiketuan qelizat engram të lidhura me përvojat në dhomëz, që të aktivizohen nga drita. Shkencëtarët pastaj i vendosën këta minj në një dhomëz të cilën kurrë nuk e kishin parë më parë dhe i aktivizuan qelizat engram, duke bërë që minjtë të kenë frikë nga ndonjë shok në këmbë.

Shkencëtarët testuan gjithashtu nëse periudha e trajtimit duke përdorur optogjenetikë mund të bëjë që minjtë t’i kujtojnë gjërat vetë. Minjve u ishin dhënë tri orë të optogjenetikës për t’i stimuluar qelizat e duhura në trurin e tyre, dhe u vendosën në dhomëzën origjinale një javë më vonë. Pa nxitjen e shkencëtarëve, minjtë e kujtuan frikën e shkaktuar nga shokimi në dhomë.

"Mesazhi këtu është se ekziston një mënyrë për t’i forcuar këto qeliza të kujtesës", tha Dheeraj Roy, student i doktoraturës në MIT dhe autori kryesor në studim, për Boston Herald. "Sikur ta kishim një mënyrë për ta rikthyer kujtesën e pacientëve, mendojmë se kjo mund të ketë ndikim të madh në shoqëri".