Lifestyle

Shenjat e kancerit në zorrë

Descriptive Text

Kanceri i zorrëve është njëra nga sëmundjet më të zakonshme te njerëzit.

Sipas NHS-së, shumica e personave të prekur nga kjo sëmundje janë të moshës mbi 60-vjeç.

Faktorët që rritin rrezikun nga prekja me këtë sëmundje janë dieta e lartë me mish të kuq, mbipesha, mungesa e ushtrimeve, alkooli, pirja e duhanit dhe historia familjare.

Këto janë shenjat se mund të prekeni nga kanceri në zorrë:

Dhimbja në stomak

Njëra nga shenjat më të zakonshme të kancerit të zorrëve është dhimbja në zonën e stomakut dhe fryrja.

Lodhja

Kanceri mund të shkaktojë dobësi dhe lodhje. Por kjo lodhje do të ndihet më shumë se lodhja normale.

Gjakderdhje

Gjakderdhja rektale - ku rrjedh gjak nga rektumi - mund të jetë gjithashtu një shenjë, sipas Shoqatës amerikane të kancerit.

Gjendja e zorrëve

Derisa gjendja e zorrëve të disa njerëzve mund të ndryshojë për arsye të caktuara, nëse ato zgjasin më shumë se disa ditë, atëherë kjo mund të jetë shenjë e kancerit.

Sipas Shoqatës amerikane të kancerit, ndryshimet që ndikojnë në kancerin e zorrëve përfshijnë diarrenë dhe kapsllëkun. Kjo mund të shoqërohet me dhimbje në bark.

Humbja e peshës

Një shenjë tjetër e kancerit të zorrës është edhe humbja e papritur dhe pa arsye e peshës. Sipas NHS-së, humbja e tillë e peshës është e shoqëruar me dhimbje të vazhdueshme të abdomenit.