Pizza, kola, bizelet, patatinat apo akullorja shkaktojnë fryrje brenda më pak se një ore

Pizza, kola, bizelet, patatinat apo akullorja shkaktojnë fryrje brenda më pak se një ore

25 tetor 2017 16:24

Nëse ndiheni të fryrë edhe pse nuk keni ngrënë shumë, kjo është për shkak të përbërësve të ushqyesve që i hani. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme të keni kujdes për sasinë e atij ushqimi që do t’ua fryjë barkun, sidomos në situatat kur nuk doni që fryrja t’ju befasojë në punë, ndonjë takim, shkollë...

Një numër i madh i femrave ballafaqohen me problemin e fryrjes, por kjo nuk do të thotë se edhe meshkujt nuk preken nga ndjenja e stomakut të fryrë. Dallimi është se fryrja tek femrat ndodh kryesisht për shkak të çrregullimeve hormonale, ndërsa tek meshkuj e gjitha varet nga ajo që e fusin në organizëm, transmeton koha.net.

Derisa disa ushqime do t’ua qetësojnë lukthin dhe zorrët, ka nga ato ushqime që shkaktojnë fryrje brenda më pak se një ore. Këto janë, për shembull, mesushqime të ndryshme të njelmëta, pica, sheqerkat, çamçakëzi, pijet e gazuara, boza, alkooli, akullorja dhe perimet si bizelet, lulelakra, leblebitë ose brokoli.

Mesushqimet janë plot me natrium i cili ndihmon në rregullimin e nivelit të ujit në trupin tuaj. Sasia e natriumit që konsumoni përcakton nëse trupi juaj do ta mbajë ose nxjerrë ujin e tepërt. Pra, nëse merrni më shumë natrium sesa i nevojitet organizmit tuaj, uji do të qëndrojë në ju, duke e shkaktuar ndjenjën e fryrjes.

Nga ana tjetër, picat përveç natriumit përmbajnë edhe sasi të mëdha të dioksidit të karbonit dhe sheqerit të cilat së bashku shkaktojnë automatikisht fryrje dhe e mbajnë ujin në zorrë.

Sheqerkat si ato të gomës ose çamçakëzat përmbajnë alkoole të sheqernave sorbitol ose glucitol të cilat trupi ynë nuk mund t’i tretë. Si rezultat, këto substanca mbahen në zorrët ku bakteret ushqehen me to. Sheqerkat nuk shkaktojnë fryrje tek çdokush, ashtu siç nuk shkaktojnë as produktet e qumështit. Megjithatë, nëse keni intolerancë ndaj laktozës, qumështi apo akullorja mund t'ju fryjë.

Lëngjet e gazuara dhe pijet alkoolike çojnë në dehidratimin e trupit, që është sinjal për trupin që të mbajë sa më shumë ujë që është e mundur.

Megjithëse disa perime të caktuara janë të shkëlqyera për detoksifikimin e trupit, bizelet, lulelakra, leblebitë ose brokoli përmbajnë sheqerna oligosakaride të cilat disa njerëz i tretin me vështirësi.

Fryrja nga ushqimi do të duhej të jetë afatshkurtër dhe jo më e gjatë se dy deri në tri ditë. Nëse ndjenja e fryrjes ju kthehet vazhdimisht, konsultohuni me mjekun tuaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme