Gratë bëjnë më pak fëmijë nëse jetojnë me vjehrrat

Gratë bëjnë më pak fëmijë nëse jetojnë me vjehrrat

25 tetor 2017 08:59

Gratë bëjnë më pak fëmijë nëse jetojnë me vjehrrat e tyre, ka zbuluar një studim i ri.

Sipas hulumtimit, mesatarisht, gratë që jetojnë vetëm me burrat e tyre kanë më shumë fëmijë se sa ato që jetojnë me prindërit e burrave.

Shkencëtarët austriakë dolën me këtë rezultat duke u bazuar në statistikat e marra prej më shumë se 2.5 milionë gra në gjithë botën.

“Të dhënat tona tregojnë se ka më pak lindje nëse ka një tjetër grua në shtëpi. Kjo është interesante sepse njerëzit presin që të dy nënat të kenë “interes biologjik” për të pasur më shumë fëmijë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e hulumtuesve.

Hulumtuesit morën të dhënat prej 2,478,383 grave të martuara mes moshës 15 dhe 34-vjeçare nga 14 shtete të botës, përfshirë SHBA-në, Irakun dhe Argjentinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme