Me kërpudha “magjike” kundër depresionit

Me kërpudha “magjike” kundër depresionit

20 tetor 2017 08:13

Psilocybina, një përbërës psikodelik i kërpudhave "magjike", një ditë mund të jetë një zgjidhje efektive për depresionin në rastet kur medikamentet konvencionale rezultojnë joefektive, konsiderojnë shkencëtarët britanikë.

Një pilot studim i vogël i efektit të psilocibinës në depresion të rëndë tregoi se komponenti është i sigurt dhe efektiv për t'u përdorur.

Të 12 pacientët të cilët për nevojat e studimit morën psilobicinë ndien lehtësim të simptomave të depresionit për të paktën tri javë. Në mesin e tyre, shtatë në një periudhë prej tre muajsh dhe pesë edhe më gjatë se kaq, transmeton koha.net.

Robin Carhart-Harris nga London School of Medicine, e cila mori pjesë në një studim të publikuar në Lancet Psychiatry, tha se rezultatet janë mahnitëse.

"Pacientët thanë se u është ndryshuar perceptimi i botës. Por nuk guxojmë të nxitojmë me këto rezultate, sapo kemi filluar të mësojmë se si ta aplikojmë psilocibinën," tha Carhart-Harris.

Kërpudhat psilocibine, të njohura si kërpudha "magjike", rriten në mbarë botën dhe janë përdorur nga kohërat e lashta për ceremonitë fetare, por edhe për qëllime narkotike.

Shkencëtarët britanikë të udhëhequr nga profesori i neuropsikofarmakologjisë David Nutt e studiojnë potencialin e psilocibinës në rastet e depresionit të rëndë tek personat që nuk reagojnë ndaj formave të tjera të trajtimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 350 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Shumë njerëz reagojnë mirë në trajtimin me ilaçet kundër depresionit dhe terapisë kognitive, por në rreth 20 për qind të rasteve nuk ka reagim pozitiv.

Psilocibina vepron në serotoninë, hormonin e "lumturisë", por meqë bëhet fjalë për haluciongenin i cili mund të shkaktojë efekte të pakëndshme anësore, duke përfshirë edhe paranojën, shkencëtarët kanë dashur fillimisht të sigurohen nëse ky alkaloid është i sigurt.

Studimi i përfshiu gjashtë meshkuj dhe femra të moshës 30-64 vjet, të gjithë me depresion të rëndë. Të gjithë atyre gjatë studimit iu monitorua shtypja e gjakut dhe ritmi i zemrës, dhe pothuajse çdo ditë bisedonin me psikiatrin. Efekte më të rënda anësore nuk janë raportuar.

"Komponimet psikodelike kanë efekte të fuqishme fiziologjike dhe ne i kemi zbatuar ato me masa adekuate të sigurisë. Nuk do të doja që njerëzit të mendojnë se mund të mbledhin kërpudha magjike për ta trajtuar veten për depresion. Një qasje e tillë mund të jetë e rrezikshme," tha Carhart-Harris.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme