Aktiviteti i tepërt i trurit mund të kontribuojë në dëmtime të kujtesës dhe vëmendjes

Aktiviteti i tepërt i trurit mund të kontribuojë në dëmtime të kujtesës dhe vëmendjes

17 tetor 2017 17:20

"Shpresojmë që gjetjet tona dhe një kuptim më i thellë i mekanizmave të trurit t’i kuptojnë dëmtimet në kujtesë dhe vëmendje", tha studiuesi Tobias Bast.

Aktiviteti i shtuar i trurit nuk është gjithmonë diçka pozitive. Hulumtimet e reja sugjerojnë se një teprim i aktivitetit nervor në rajone të caktuara të trurit mund të kontribuojë në probleme me kujtesën dhe vëmendjen në pacientët me dëmtime kognitive si skizofrenia dhe Alzheimeri, transmeton koha.net.

Aktivitetet e tepërta nervore mund ta tronditin trurin. Neurotransmetuesi Gamma-aminobutyric Acid, ose GABA, e luan një rol të rëndësishëm në frenimin e aktivitetit të tepërt nervor.

Hulumtimi i ri sugjeron se transmetuesit e mangët GABA mund të shkaktojnë sulme epileptike në raste ekstreme. Transmetimi i pamjaftueshëm GABA është lidhur gjithashtu me skizofreninë, Alzheimerin dhe format e tjera të rënies kognitive të lidhur me moshën.

Matja e aktivitetit të trurit është një mënyrë premtuese për ta analizuar shëndetin dhe funksionimin e trurit.

Në testet e fundit, hulumtuesit në Universitetin e Nottinghamit në Angli e bllokuan transmetimin GABA në pjesë të ndryshme të trurit të minjve. Minjtë me transmetim të mangët të GABA-s performuan dobët në testet e kujtesës dhe vëmendjes. Skanimet e trurit treguan se përçarja e GABA-s në një pjesë të trurit i kishte prekur negativisht rajonet fqinje.

"Tradicionalisht, dëmtimet e kujtesës dhe vëmendjes në gjendjet si plakja, sëmundja e Alzheimerit dhe skizofrenia kryesisht mendohet se shkaktohen nga aktiviteti i reduktuar nervor ose dëmtimi në rajonet e trurit, si korteksi paraballor ose hipokampusi", tha psikologu Tobias Bast në një njoftim për shtyp. "Megjithatë, dëshmitë më të fundit tregojnë se në fakt aktiviteti i tepërt mund të jetë po aq i dëmshëm për kujtesën dhe vëmendjen".

Hulumtuesit i publikuan rezultatet e eksperimenteve këtë muaj në British Journal of Pharmacology.

"Shpresojmë që gjetjet tona dhe një kuptim më i thellë i mekanizmave të trurit që i nënshtrohen dëmtimeve në kujtesë dhe vëmendje do të ndihmojnë në zhvillimin e trajtimeve të reja për këto probleme pamundësuese", tha Bast. "Rishikimi ynë i nxjerr në pah trajtimet e mundshme farmakologjike për ta ri-balancuar aktivitetin nervor aberant dhe për ta rikthyer kujtesën dhe vëmendjen, çfarë ne synojmë ta testojmë në hulumtimet e ardhshme".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme