Virusi i zbuluar para 100 vitesh mund të zëvendësojë antibiotikët

Virusi i zbuluar para 100 vitesh mund të zëvendësojë antibiotikët

16 tetor 2017 15:48

Pritet që rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve, fenomen në të cilin bakteri ndalon të reagojë ndaj barnave, do të bëhet arsyeja kryesore e vdekjeve dhe do të mbysë 10 milionë njerëz deri në vitin 2050.

Shumë kompani farmaceutike në gjithë botën kanë ndaluar të bëjnë antibiotikë të ri, ndërsa barnat të cilat zhvillohen aktualisht, edhe më tej po përballen me bllokada kur është në pyetje zëvendësimi i tyre.

shkak të rrethanave në të cilat ndodhen kompanitë farmaceutike, gjithnjë e më shumë i bashkëngjiten idesë së terapisë bakteriofag, transmeton kp. Terapia përbëhet nga virusi, i cili vret bakteret. Ai është zbuluar në fillim të shekullit 20, kur bakteriofagu mund të shërojë njerëzit me infeksione bakteresh. Kjo metodë përdorej në vendet e Evropës Lindore dhe ish-BRSS si alternativë kur antibiotikët nuk kryenin punë.

Pasi që është programuar për të luftuar bakteret, bakteriofagu nuk paraqet kërcënim për njeriun.

“Në këtë virus fshihet potenciali, të cilin antibiotikët nuk e kanë. Duhet të mendojmë për zhvillimin e terapisë së tillë, në mënyrë që t’i bëjmë vend virusit për të vrarë bakteret”, tha kolumnisti i “New York Times”, Carl Zimer.

Shumë kompani farmaceutike kanë përgatitur planet, por presin lejen, në mënyrë që të fillojnë testimet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme