Lifestyle

Pesë hapa për të patur fatin në dorë

Mund të keni fat nëse do hiqni dorë nga ankesat dhe do të ndiqni disa këshilla. Shprehja “nuk më qeshi buza njëherë” përdoret shpesh, por nëse doni të jeni me fat mos e përdorni më.

Duke i përsëritur vetes herë pas here se gjërat nuk shkojnë mirë në fakt, vihet në punë një mekanizëm jo i lumtur, që largon fatin nga ne. Kjo sepse duke u qarë gjithmonë çojmë veten drejt vendimeve për të jetuar ngjarje më negative se sa pozitive. Ja pse është koha të marrim veten dhe të tërheqim fatin nga ana jonë.

Pesë hapa se si të keni fatin në dorë:

Përqendrohuni tek ajo që doni vërtetë

Hapi i parë për të pasur fat është të keni atë që doni dhe thjesht ta doni vërtetë. Përqendrohuni tek objektiva të veçanta, nëpërmjet një plani dhe ndërhyrjeve të vogla. Çdo gjë ku përqendrohesh, rritet.

Mendoni pozitivisht

Të mendosh negativisht gjithmonë është e pashmangshme të mendosh se ekziston vetëm ana negative e gjërave. Por është shumë e rëndësishme të përqendrohesh tek ana pozitive e situatave dhe të kërkosh dhe në situatat më të këqija atë pjesë që mund të ketë një zgjidhje pozitive.

Ndiqni instiktin

Shpesh arsyetojmë më shumë se sa duhet për vendimet që marrim. Por ndonjëherë për të pasur fat duhet të dëgjojmë atë që na thotë instikti. Ndjenjat e trupit që reflektojnë atë që kemi thellë në shpirt janë në gjendje të marrin vendime më të mira për lumturinë tonë.

Pranoni gabimet

Sa herë kemi akuzuar fatin që nuk ka qenë në anën tonë? Por në të vërtetë në pjesën më të madhe të rasteve duhet të mendojmë për situatën për të kuptuar nëse mund të vepronim ndryshe, transmeton tch. Të njohësh gabimet të jep mundësinë të korrigjohesh në të ardhmen dhe të mos akuzosh fatin e keq.

Falënderoni

Mendoni njëherë se cilat janë motivet për të cilat jeni mirënjohës në jetë. Mjafton edhe një vëzhgim i detajeve më të vogla. Bëjeni këtë çdo ditë për të paktën dy javë për të kuptuar atë që keni. Të falënderosh do të thotë të jesh e vetëdijshme për të gjitha gjërat e bukura që janë pjesë e jetës sonë dhe të kuptojmë se fati vjen vetëm nëse vërtetë e dëshironi.