Të mirat shëndetësore që sjell konsumimi i kungullit

Të mirat shëndetësore që sjell konsumimi i kungullit

13 tetor 2017 20:36

Kjo perime e shijshme është e përhapur në gjithë botën dhe ka përfitime mahnitëse shëndetësore. Ka shumë lloje të kungujve dhe shumica kanë të njëjtat efekte shëndetësore.

Konsumimi i kungujve ruan dhe përmirëson shikimin, forcon shëndetin dhe imunitetin, parandalon kancerin, menaxhon simptomat e diabetit, forcon kockat, mbron shëndetin e zemrës, zvogëlon simptomat e pagjumësisë, parandalon inflamacionin, trajton artritin, ul ulcerat, parazitët dhe infeksionet, rregullon frymëmarrjen dhe presionin e ulët të gjakut.

Kungujt janë me plot vitamina, sikurse janë A, C, E, B1, B3, B5, B6. Po ashtu përmbajnë minerale sikurse janë magnez, kalium, mangan, bakër, fosfor, kalcium dhe hekur, transmeton KosovaPress.

Këto janë të mirat shëndetësore që sjell konsumimi i kungullit:

Forcon imunitetin

Menaxhon diabetin

Vepron kundër inflamacioneve

Ka veprim antiseptik, antimikrobe

Forcon shëndetin e sistemit respirator

Favorizon shëndetin e sistemit kardiovaskular

Komentet

Shto koment

Të ngjashme