Ndërsa i lani dhëmbët, derisa rubineti është i hapur, shpenzoni deri në 60 litra ujë!

Ndërsa i lani dhëmbët, derisa rubineti është i hapur, shpenzoni deri në 60 litra ujë!

10 tetor 2017 16:10

Burimet e ujit të ëmbël të pijes nuk janë të pashtershme, gjë që shumë pak njerëz e dinë, ndërsa çmimi i ujit nuk i motivon sa duhet, veçanërisht në qoftë se nuk kanë matës për konsumin e tyre që gjatë larjes ta shohin se sa ujë përdorin.

Vetëm një familje mund t’i kursejë deri në 75.000 litra ujë në qoftë se e mbyllë rubinetin gjatë larjes së dhëmbëve, enëve, rruajtjes, etj.

Nga rubineti i hapur derdhen 10 deri 17 litra ujë në minutë, transmeton koha.net.

Konsumi: Nëse rubineti është i hapur derisa i lani dhëmbët ju i shpenzoni 40 deri 60 litra ujë.

Kursimi: Mbyllni rubinetin derisa i lani dhëmbët dhe do t’i shpenzoni rreth 2 litra ujë. Do t’i kurseni 38 litra ujë.

Konsumi: për larjen e enëve me rubinet të hapur i shpenzoni rreth 120 litra ujë.

Kursimi: Nëse e mbushni lavamanin dhe në të i lani enët, ju do t’i shpenzoni rreth 20 litra ujë. Do t’i kurseni 100 litra ujë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme