Sa gjumë u nevojitet fëmijëve?

Sa gjumë u nevojitet fëmijëve?

10 tetor 2017 09:16

Sasia e gjumit, e cila është e domosdoshme për rritje dhe zhvillim të fëmijëve varet nga nevojat individuale dhe faktorët e caktuar, prej të cilëve më i rëndësishme është mosha. Këto janë vetëm udhëzime të përgjithshme se për sa orë gjumë në ditë duhet të insistoni për të vegjlit tuaj derisa të arrijnë moshën madhore, kur janë vetë përgjegjës për veten dhe shëndetin e tyre.

1-4 javë: 15-16 orë në ditë

I sapolinduri zakonisht fle 15-18 orë në ditë, por në intervale më të shkurtra prej dy deri katër orë. Foshnjat e lindura para kohe mund të flenë edhe më gjatë, ndërsa foshnjat që kanë kolike edhe më shkurt. Meqenëse të sapolindurit më ngadalë “e kapin” ritmin e gjumit, nevoja e tyre për gjumë nuk është e lidhur me atë se a është ditë apo natë.

1-4 muaj: 14-15 orë në ditë

Deri nga java e gjashtë foshnja juaj do të fillojë ta kapë ritmin. Periudha më e gjatë e gjumit është prej katër deri gjashtë orë dhe më së shpeshti foshnja fle në mbrëmje. Konfuzioni rreth dremitjes edhe gjatë ditës edhe gjatë natës më në fund ndalet.

4-12 muaj: 14-15 orë në ditë

Krijimi i shprehive të shëndetshme të gjumit është detyrë e rëndësishme në këtë periudhë. Foshnjat zakonisht kanë tri dremitje gjatë ditës, por duhet të reduktohen në dy kur i mbush gjashtë muaj sepse në atë moshë tashmë duhet të jenë të aftë për të fjetur tërë natën.

1-3 vjet: 12-14 orë në ditë

Edhe pse për bebet në këtë moshë nevojiten rreth 14 orë gjumë, zakonisht është rreth 10 orë. Kur i mbush 18-21 muaj, duhet ngadalë ta hiqni dremitjen e mëngjesit dhe ta lini fëmijën që të flejë një deri tri orë e gjysmë në ditë njëherë gjatë ditës. Më së miri do të ishte ta vini në gjumë në mes orës 19 dhe 21, dhe ta zgjoni në mes orës 6 dhe 8 në mëngjes.

3-6 vjet: 10-12 orë në ditë

Të vazhdohet me praktikën e njëjtë: fëmijët e kësaj moshe duhet të jenë në shtrat në mes orës 19 dhe 21 dhe të zgjohen në mes orës 6 dhe 8 në mëngjes. Dremitjet duhet të ndërpriten si rutinë e obligueshme ditore rreth vitit të pestë.

7-12 vjet: 10-11 orë në ditë

Shoqëria, shkolla, aktivitetet familjare, e gjithë kjo kërkon kohë prandaj fëmijët shkojnë për të fjetur gjithnjë e më vonë. Shumica e dymbëdhjetëvjeçarëve duhen të jenë në shtrat deri në orën 21. Realisht, mund të prisni të qëndrojë në shtrat rreth nëntë orë.

12-18 vjet: 8-9 orë në ditë

Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e adoleshentëve. Edhe pse do të dëshironin të qëndrojnë të zgjuar derisa nuk rrëzohen nga lodhja, duhet t’i nxisni që të flenë së paku tetë orë. Mësojini se si të sillen në obligimet e punës dhe shoqërore dhe shpjegoni që, kur kanë fjetur mirë, mund të përballojnë më lehtë impenjimet e përgatitjes për të ardhmen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme