Lifestyle

Pirja e moderuar e birrës mbron femrat nga sulmi në zemër

Shumë studime të kohëve të fundit kanë treguar se konsumimi i moderuar i alkoolit mund të ketë një efekt mbrojtës dhe ndërsa shumica e theksojnë ndikimin pozitiv të konsumit të moderuar të verës, studimi suedez ka treguar efekte potencialisht të favorshme të birrës.

Një analizë e të dhënave të mbledhura tregoi se si marrja e birrës 1-2 herë në javë ishte e lidhur me uljen e rrezikut për 30% të sulmit në zemër, në krahasim me marrjen më të lartë.

Kështu, konsumi i moderuar i birrës tregoi një efekt potencial mbrojtës, ndërsa është interesante se kjo nuk u vërejt për konsum të moderuar të verës, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër, rezultatet treguan një lidhje të konsiderueshme të pranimit të lartë të pijeve të rënda alkoolike dhe rrezikun më të lartë të vdekshmërisë nga kanceri. Krahasuar me ata që kanë konsumuar më rrallë pijet alkoolike, personat që kanë konsumuar më shpesh është vërejtur rreziku për më shumë se 50 për qind.