Çaji nga thana ul tensionin e gjakut

Çaji nga thana ul tensionin e gjakut

09 tetor 2017 15:17

Çaji i thanës është një thesar i vërtetë i vitaminës C dhe likopenit, një antioksidues i fuqishëm që me sukses ul kolesterinën e lartë.

Për personat e prekur nga tensioni i lartë, ky çaj është zgjedhja e duhur, pasi zvogëlon tensionin e gjakut

Për të arritur vlerat normale, është e nevojshme që të pihen tre gota çdo ditë. Ajo lehtëson proceset inflamatore dhe rekomandohet si një shtojcë në trajtimin e osteoartritit. Zvogëlon dhimbjet dhe ngërçet, gjë që lehtëson lëvizjen. Gjithashtu zbut dhimbjet në stomak, sikurse janë ngërçet, diarreja, kapsllëku dhe çrregullimet e tjera të tretjes.

Thana ka ndikim pozitiv edhe në punën e mëlçisë dhe lukthit, dhe rekomandohet edhe për detoksifikimin e mëlçisë, transmeton KosovaPress.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme