12 shenjat e kancerit të gjirit

12 shenjat e kancerit të gjirit

07 tetor 2017 20:59

Kanceri gjirit është një sëmundje malinje mjaft e shpeshtë tek gratë dhe rrallë herë edhe tek burrat që nga mortaliteti zë vendin e dytë të vdekshmërisë nga të gjithë llojet e kancerit te gratë, shkruan Dr. Agon F. Bislimi, përcjell Koha.net.

Një në çdo tre gra me kancer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me kancer të gjirit.

Edhe tek meshkujt mund të paraqitet kanceri i gjirit, por tek femrat gjasat janë 100 herë më shumë që të shfaqet kanceri i gjirit.

Doktor Agon Bislimi paraqet përmes një imazhi 12 shenjat e kancerit të gjirit.

A: Forcim

B: Tërheqje (Gropëzim)

C: Erozion (Gërryerje)

D: Skuqje e shoqëruar me temperaturë

E: Sekrecion ( Rrjedhje)

F: Vrimëzime

G: Rrudhosje

H: Vena të shpërfaqura apo të zmadhuara

I: Mbledhje e thithit apo tërheqje e thithit brenda

J: Asimetri

K: Lëkurë ngjyrë portokalli

L: Gungë e padukshme në shikim por që zbulohet me palpim apo prekje

Image

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme