Vaji eterik shëron ftohjen, zbut depresionin dhe nervozizmin

Vaji eterik shëron ftohjen, zbut depresionin dhe nervozizmin

07 tetor 2017 15:27

Eukaliptus (Eucaliptus globulus) është një lloj peme që vjen nga Australia.

Gjethet e kësaj peme kanë fuqi mjekësore dhe në medicinën popullore përdoren më së shumti për sëmundjet e frymëmarrjes, pasi përmbajnë sasi të dukshme të vajrave esenciale.

Vaji posedon edhe përbërje antibakteriale dhe kundër ndezjes, ndërsa bari është zbuluar nga aborixhinasit e lashtë, transmeton KosovaPress.

Eukaliptus ndihmon te gripi dhe ftohja. Po ashtu, vaji eterik i tij pastron bronkitet. Në rast të ftohjes duhet të përdoret para gjumit, ku disa pika hidhen në ajër për të pastruar ajrin, gjë e cila ndikon pozitivisht gjatë natës.

Nga gjethet e eukaliptusit përgatitet çaji, tinktura ose pluhuri, i cili rekomandohet për ndezjen e sinuseve, ndezjet akute ose kronike të bronkitit, ndezjes së fytit dhe kollitjes.

Përveç kësaj, ndikon edhe në përmirësimin e koncentrimit dhe përshpejton punën e trurit. Ndihmon edhe personat, të cilët vuajnë nga depresioni dhe çrregullimet psikike.

Për shkak të ndikimit të fuqishëm, vaji i eukaliptusit nuk duhet përdorur fëmijët më të ri se sa gjashtë vjeç, shtatzënat dhe personat e prekur nga astma.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme