Fascinimi i foshnjave me fytyra fillon qysh para lindjes

Fascinimi i foshnjave me fytyra fillon qysh para lindjes

06 tetor 2017 08:31

Fascinimi i foshnjës me fytyra është evident qysh në mitër, thotë një studim i ri.

Foshnjat e reja u kushtojnë më shumë vëmendje fytyrave sesa objekteve të tjera. Por autorët e studimit thanë se ky është studimi i parë i cili tregon se kjo preferencë fillon para lindjes, transmeton koha.net.

"Kemi treguar se fetusi mund të dallojë forma të ndryshme, duke preferuar të gjurmojë më shumë forma në formë të fytyrës sesa forma pa formë fytyre", tha autori i studimit Vincent Reid, profesor i psikologjisë në Universitetin Lancaster në Angli.

Hulumtuesit projektuan imazhe drite nëpër murin e mitrës në dhjetëra gra shtatzëna. Ata i monitoruan reagimet e fetuseve 34-javëshe me ultrazë 4D.

Fetuset kishin më shumë të ngjarë t’i kthenin kokat e tyre për t’i parë pamjet e fytyrës sesa tek format e tjera, sipas studimit.

Rezultatet u publikuan më 8 qershor në revistën Current Biology.

"Kjo preferencë është njohur në foshnja për shumë dekada, por deri më tani nuk është përpjekur të eksplorohet shikimi i fetusit", tha Reid në një revistë për shtyp.

Përveçse tregon se preferencat e foshnjave për fytyra fillojnë në barkun e nënës, studimi gjithashtu konfirmon se fetuset kanë dritë të mjaftueshme për të parë dhe kanë përvoja vizuale në mitër, tha ai dhe kolegët e tij.

Megjithatë, nënat shtatzëna nuk duhet të aplikojnë drita të fuqishme në barkun e tyre, tha Reid.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme