Simptomat e mungesës së zinkut në organizëm

Simptomat e mungesës së zinkut në organizëm

05 tetor 2017 16:35

Zinku, përveç hekurit, është minerali më i pranishëm në organizmin e njeriut, lëkurë, flokë dhe thonj, ndërsa luan rol të rëndësishëm edhe në libido dhe funksionimin e sistemit imunitar.

Shumë njerëz përballen me mungesë të zinkut, ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një e treta e njerëzve vuan nga mungesa e këtij minerali në organizëm. Kjo më së shumti godet personat vegjetarianë.

Zinku është i pranishëm më së shumti në mishin e kuq.

Studimi i publikuar në revistën “Nutrients" tregon se femrat që hanë më pak se 40 gramë të mishit të kuq në ditë rrezikohen katër herë më shumë që të kenë mungesë të zinkut, krahasuar me ata që konsumojnë 70 gramë mish në ditë.

Mungesa e zinkut ndikon në dobësimin e sistemit imunitar, lodhje, libido të ulët dhe ngadalësim të shërimit të plagëve.

Simptomat e mungesës së zinkut janë:

Rënia e flokëve

Thonjtë e egër me njolla të bardha

Nuk i keni dhëmbët e bardhë

Shpesh jeni të prekur nga herpesi

Probleme me lëkurën

Komentet

Shto koment

Të ngjashme