Sipas shkencës, kafeja dhe krofnet janë vërtet shpirta binjakë

Sipas shkencës, kafeja dhe krofnet janë vërtet shpirta binjakë

05 tetor 2017 16:05

Ekziston një arsye e mirë se pse kafeja dhe buka me hudhër nuk shkojnë së bashku. Mirë ka disa arsye që mund t’i përmendim, por arsyeja kryesore është kjo: shkenca! Por po e zëvendësuat bukën me hudhër me një krofne, atëherë kombinimi është ideal. Kimia e mbështet faktin se pse këta dy artikuj janë një përputhje kalorike e shndërruar në parajsën e kafeinuar me sheqer.

Një studim i gushtit 2017 i publikuar në “Journal of Food Science” e konfirmoi atë që të gjithë e dimë që nga fillimi: kafeja dhe krofnet janë një kombinim pothuajse i shenjtë. Studimi, i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Cornell, zbuloi se kafeina përkohësisht i çrregullon sythat tuaja të shijes duke i bërë ushqimet dhe pijet të kenë shije më pak të ëmbël. Kafeina në mënyrë efektive i frenon receptorët e adenozinës, të cilët nxisin përgjumje dhe relaksim. Teksa kafeina e bën punën e saj për t'ju zgjuar në mëngjes, bllokimi i këtyre receptorëve e ul gjithashtu aftësinë tuaj për ta shijuar ëmbëlsinë, transmeton koha.net.

Autori i lartë Robin Dando, asistent profesor i shkencës ushqimore, tha: "Kur pini kafe me kafeinë, ajo do ta ndryshojë mënyrën se si e perceptoni shijen - për sa kohë që efekti zgjat. Prandaj nëse hani ushqim direkt pas pirjes së kafesë ose pijeve të tjera me kafeinë, ka të ngjarë që do ta perceptoni ushqimin ndryshe". Për shkak se kafeina i frenon shijet e ëmbla, kjo mund të bëjë që ju t’i dëshironi gjërat e ëmbla edhe më shumë.

Në studimin rastësor, pjesëmarrësve iu dha kafe e dekafeinuar ose e zakonshme (pa u treguar atyre se cilën po e pinin) me sheqer të shtuar. Pjesëmarrësit që e pinë kafenë me kafeinë e cilësuan atë si më pak të ëmbël sesa ata me kafe të dekafeinuar.

Në pjesën e dytë të studimit, pjesëmarrësit duhej ta vlerësonin nivelin e tyre të vigjilencës pasi që e kishin pirë filxhanin e tyre me kafe dhe të supozonin se sa kafeinë kishin konsumuar. Ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin nëse pija ishte e kafeinuar apo jo, por që të gjithë e raportuan të njëjtën rritje në vigjilencë. "Mendojmë se mund të ketë një efekt placebo ose efekt kondicionues në veprimin e thjeshtë të pirjes së kafesë", tha Dando. "Mendoni për qenin e Pavlovit. Akti i pirjes së kafesë - me aromë dhe shije - zakonisht pasohet me vigjilencë".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme