Nëse nuk hani mëngjes do të rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

Nëse nuk hani mëngjes do të rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

05 tetor 2017 15:51

Njerëzit të cilët kapërcejnë vaktin e mëngjesit, ose që hanë shumë pak, rrezikohen dyfish nga sëmundjet kardiovaskulare, tregon një studim i ri.

Studimi i ri tregon se njerëzit, të cilët nuk konsumojnë mëngjesin, kanë dyfish numër më të madh të pllakave aterosklerotike në krahasim me ata që hanë mëngjes.

Raporti është publikuar në revistën Journal of American College of Caridology, dhe konfirmon rëndësinë e ngrënies së mëngjesit për shëndetin e zemrës.

Teknologjia me zë të lartë ka zbuluar se njerëzit që kapërcejnë mëngjesin kanë 1.5 herë më shumë pllaka aterosklerotike në arterie krahasuar me ata që hanë mëngjesin çdo ditë, transmeton Kosovapress.

Sipas British Heart Foundation (BHF), ju mund të reduktoni rrezikun e aterosklerozës duke mos pirë duhan, duke ushtruar dhe duke ulur nivelin e kolesterinës.

Studiuesit thonë se një vakt i mëngjesit “energjik” mund të përbëhet nga një gotë kafe, qumësht ose kos, fruta, bukë, domate dhe ulli.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme