Shkathtësitë që duhet t’u mësohen studentëve

Shkathtësitë që duhet t’u mësohen studentëve

05 tetor 2017 08:33

Prindërit dhe mësuesit ia përkushtojnë ditët e tyre përgatitjes së fëmijëve për sfidat pas shkollës së mesme.

Ekzistojnë një sërë shkathtësish të vlefshme, të cilat të rriturit nuk ua mësojnë fëmijëve dhe këto janë aftësi emocionale, transmeton Koha.net. Dhe ndoshta këto janë shkathtësitë më të rëndësishme, sepse pa marrë parasysh se sa i zgjuar është fëmija, ai kurrë nuk do të ketë sukses në qoftë se nuk e ka forcën e nevojshme mendore.

Studimi i kryer në 1.502 studentë, zbuloi se 60 për qind e tyre u ankuan që nuk kishin marrë më shumë ndihmë në përgatitjen emocionale për jetën e fakultetit.

Përgatitja emocionale përfshin shkathtësi si:

• kujdesi për veten;

• përshtatja në një mjedis të ri;

• kontrollimi i emocioneve ose sjelljeve negative;

• ndërtimi i marrëdhënieve pozitive.

Nxënësit gjithashtu zbuluan se theks shumë i madh ishte vënë në përgatitjen akademike për studimin. Përkundër të gjitha përpjekjeve për t'i regjistruar studimet, mungesa e aftësive emocionale i zvogëloi arritjet akademike.

Pa aftësitë e duhura për t'u ballafaquar me ndjenja të pakëndshme, studentët kishin më shumë gjasë ta provonin drogën dhe alkoolin si një përgjigje ndaj problemeve emocionale.

Ekspertët theksojnë që si prindër ne jemi aq të fokusuar në suksesin akademik sa që nuk u lejojmë fëmijëve gabime dhe dështime, përcjell Koha.net. Ne shpesh i “nxjerrim ata nga problemi” kur janë në vështirësi, i shpëtojmë nga shqetësimi dhe i zgjidhim problemet e tyre për ta. Po e rrisim një gjeneratë të njerëzve të paaftë emocionalisht. Dhe ky nuk është faji i tyre.

Tutje ata shtojnë që ne jemi aq të fokusuar në rezultatet e testeve sa që kemi harruar t'ua mësojmë fëmijëve aftësitë themelore, të cilat u duhen për t'u bërë të rritur mentalisht të fortë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme