Martesa ka efekte të dobishme në shëndet dhe ruan zemrën

Martesa ka efekte të dobishme në shëndet dhe ruan zemrën

03 tetor 2017 16:56

Hulumtimi i ri thotë se martesa është e mirë për shëndetin dhe është e lidhur me shëndetin e zemrës. Hulumtimi, në të cilin morën pjesë rreth një milion të rritur britanikë të cilët kishin shtypje të lartë të gjakut, kolesterol të lartë apo diabet, tregoi se bashkëshorti i dashur mund t’ju frymëzojë që të kujdeseni më mirë për veten.

Dr. Paul Carter dhe kolegët e tij i prezantuan rezultatet e këtij hulumtimi në konferencën e Shoqatës Kardiovaskulare Britanike. Ata theksuan se martesa ndihmon në parandalimin e faktorëve të mëdhenj të rrezikut nga sëmundjet e zemrës, duke përfshirë kolesterolin dhe shtypjen e lartë të gjakut, transmeton koha.net.

"Meshkujt dhe femrat në të pesëdhjetat, gjashtëdhjetat dhe shtatëdhjetat të cilët kanë kolesterol të lartë, diabet ose tension të lartë kanë 16 për qind më shumë të ngjarë të mbijetojnë sesa njerëzit që janë të vetëm", u tha në studim.

Studimi nuk vlen për personat e shkurorëzuar dhe të vejë. Gjithashtu, studiuesit nuk kanë testuar nëse personat që morën pjesë në studim ishin në martesa të lumtura.

"Ne nuk po themi se të gjithë duhet të jenë të martuar. Ne duhet t’i përsërisim efektet pozitive të martesës, sepse në të njëjtën mënyrë mund të përdoren në miqësi, familje dhe në rrjete të mbështetjes sociale", tha dr. Carter.

Dr. Mike Knapton tha se, në qoftë se e keni ndonjë faktor rreziku për sëmundje të zemrës, thirreni të dashurit tuaj për t'ju ndihmuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme