“Pneuma”, programi që krijon udhëheqësit e së ardhmes

“Pneuma”, programi që krijon udhëheqësit e së ardhmes

02 tetor 2017 13:46

Në greqisht “pneuma” do të thotë frymëmarrje dhe shpirt.

Kjo përbën filozofinë kryesore të një programi me këtë emër, që zhvillohet në Baltimore të Marylandit. “Pneuma” është një kombinim i stërvitjes, jogës dhe përgatitjes së lidershipit.

Pas këtij programi qëndron përvoja e një të riu që gati pa vdekjen me sy, por që mësoi të falë dhe të ketë një jetë më aktive, transmeton Zëri i Amerikës. Damion Cooper themeloi projektin “Pneuma” për t'u mësuar të rinjve si të kontrollojnë zemërimin dhe si të frymëzohen për të realizuar ëndrrat e tyre.

Dy herë në javë përgjatë gjithë vitit ky grup fëmijësh mblidhet në Akademinë e Policisë në Baltimorë, për të marrë pjesë në atë që njihet si programi “Pneuma”.

Shumë nga këta djem iu bashkuan programit pasi kishin vështirësi të fokusoheshin në shkollë apo të kontrollonin impulset e tyre.

Këtu ata stërviten dhe takohen me të rritur që kujdesen për ta sikurse drejtori i shkollës Nikomar Mosley, që shërben në këtë program si vullnetar.

“Ne i mundësojmë studentëve të kryejnë aktivitete që u forcojnë fizikun. Shpesh kjo i ndihmon të jenë të fokusuar”, thotë Nikomar Mosley drejtori i shkollës fillore Gwynns Falls

Disa ushtrime fokusohen tek frymëmarja.

“Ne duam që të rinjtë tanë të kuptojnë se shumë shpesh veprimet e tyre impulsive ndodhin sepse ata nuk mendojnë, ata vetëm veprojnë. Pra ajo që po përpiqemi të bëjmë është t’i bëjmë qetësojmë dhe nëse merr frymë thellë, kjo ndihmon”, thotë Damion Cooper themeluesi i programit Pneuma.

Kjo e bën më të lehtë për ta që të kontrollojnë zemërimin dhe të mësojnë të falin. Themeluesi i “Pneuma-s” Damion Cooper thotë se atij vetë iu deshën më shumë se katër vite të mësojë se si kjo funksion.

24 vite më parë, ai u qëllua me një plumb që u ndal rreth 2.5 cm larg zemrës. Ai u zhyt në zëmërim dhe hidhërim deri në momentin kur vendosi se duhej të shihte përpara.

“Nisa të bëj punë vullnetare në një burg dhe pa e ditur përfundova duke stërvitur për një vit e gjysëm njeriun që më kishte qëlluar. Kur e mësova, vendosa ta fal”.

Të gjesh forcën për të falur është një prej mësimeve që marrin fëmijët e projektit “Pneuma”.

“Shokët mi të ngushtë e kanë ndjekur këtë program. Ata ziheshin gjithmonë pavarësisht çfarë u thosha unë, por tani ata janë qetësuar deri në atë pikë sa edhe nëse i shtyn do të të shohin me habi dhe do të ngrenë supet”, thotë Nigel Cooper pjesmarrës në program.

Numri i pjesëmarrësve varion prej moshës 9 deri në 14 vjeç.

“I jep të rinjve një mundësi të gjejnë dikë dhe ta shohin si vëllain e tyre të madh. Zhvillon lidershipin mes tyre, por ruan edhe diversitetin”, thotë Nikomar Mosley drejtori i shkollës fillore Gwynns Falls

Pneuna i angazhon këta djem, të vegjël e të rritur në diskutimeve serioze, se si mund ta ndryshojnë për mirë komunitetin e tyre.

Deri tani rezultatet tregojnë se programi po funksion.

“Që nga koha kur nisën projektin “Pneuma” asnjë nga të rinjtë nuk është pezulluar, asnjë”, thotë Damion Cooper themeluesi i programit Pneuma.

“Programi është energjik dhe shumë argëtues për mua”, thotë Virtue Bama pjesmarrës në program.

Por jo vetëm energjik dhe argëtues, fëmijët kanë qëndruar në këtë program për më shumë se 3 vjet sepse ai ofron diçka që shumë të tjerëve u mungon në jetën e tyre, inkurajimi, mbështetja morale dhe këmbëngulja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme