Hapat që do t'ju ndihmojnë ta disiplinoni fëmijën tuaj

Hapat që do t'ju ndihmojnë ta disiplinoni fëmijën tuaj

01 tetor 2017 08:05

Ka shumë gjëra që u pengojnë prindërve kur bëhet fjalë për sjelljen e fëmijëve të tyre, nga shprehitë e këqija gjatë ngrënies, shpenzimit të shumë kohës para ekranit e deri tek larja e dhëmbëve dhe shtyrjet për të mos shkuar në shtrat.

Megjithatë, me nervozizëm të shtuar asgjë nuk zgjidhet dhe psikologu Ross Greene i këshillon prindërit që më mirë është të krijojnë “partneritet” me fëmijën e tyre.

Greene mendon se rezultatet më të mira në disiplinën e fëmijës arrihen me ndikim, e jo kontroll, që do të thotë se për fëmijën duhet të bëheni më shumë partner dhe më pak “kontrollues”, transmeton Koha.net.

Në librin e tij të fundit “Raising Human Beings: Creating a Collaborative Partnership with Your Child” Greene e përmend procesin trehapësh të cilin prindërit duhet ta ndjekin për të pasur ndikim më produktiv në fëmijën.

1. Gjeni rrënjën e problemit

Këtë hap Greene e quan hap i empatisë në të cilin prindi me shumë pyetje përpiqet të zbulojë nga fëmija se çfarë është problemi. Biseda me fëmijën është thelbësore për prindërit që ta gjejnë shkakun e sjelljes së keqe.

2. Shpjegojani fëmijës se pse duhet të bëjë diçka

Në këtë hap prindërit duhet t'ia shpjegojnë fëmijës se pse duhet të shkojnë më herët në shtrat ose pse duhet të hanë perime. Në këtë mënyrë, në vend që të ndëshkojnë ose të imponohen, kërkesën e tyre do ta arrijnë ndryshe - me bashkëpunim.

3. Bashkëpunoni për zgjidhjen

Greene e quan këtë hap “ftesë” në kuptimin që prindërit mund ta sugjerojnë një zgjidhje dhe ta ftojnë fëmijën që ta realizojnë së bashku, dhe më e rëndësishmja është që zgjidhja të jetë e pranueshme për të dyja palët.

Për shembull, nëse fëmijës nuk i pëlqen shija e pastës së dhëmbëve, prindi mund t’i provojë disa prej tyre dhe t'ia ofrojë atij më të shijshmin; nëse nuk dëshiron të shkojë në shtrat me kohë, prindërit duhet t’i dëgjojnë arsyet e fëmijës dhe mund të përpiqen ta plotësojnë mbrëmjen me më shumë aktivitete fizik në mënyrë që fëmija të lodhet dhe ta ndiejë nevojën për të fjetur.

Greene e pranon se metoda në fjalë nuk do t’i rregullojë të gjitha sjelljet problematike brenda natës, por në qoftë se prindërit reagojnë kështu në një britmë apo sjellje të padisiplinuar të fëmijës së tyre, me kalimin e kohës ajo mund të përmbushë më shumë pritje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme