Zinku ndalon rritjen e qelizave të kancerit

Zinku ndalon rritjen e qelizave të kancerit

29 shtator 2017 15:24

Kanceri i ezofagut është gjendje vdekjeprurëse dhe ka simptoma, si vështirësi në të përtypur dhe dispepsi. Por marrja e rregullt e suplementit të zinkut mund të ndalojë rritjen e qelizave kanceroze

Norma e kancerit të ezofagut është e lartë, sidomos te meshkujt, por marrja e suplementeve të zakonshme mund ta parandalojë atë.

Studiuesit kanë gjetur se zinku mund të ndalojë rritjen e qelizave të kancerit në ezofag, i cili lidh fytin me stomakun.

Një studim i ri i Universitetit të Teksasit ka zbuluar për herë të parë se pse minerali i zakonshëm është me aq përfitime.

“Mungesa e zinkut është parë te shumica e pacientëve me kancer”, tha Zui Pan, udhëheqës i studimit.

Kjo nënkupton se zinku në mënyrë selektive ndalon rritjen e qelizave të kancerit dhe është një mineral i rëndësishëm për krijimin e qelizave dhe enzimave të reja, procedimin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave.

Mungesa e zinkut në organizëm mund të shkaktojë lodhje, dobësim të imunitetit dhe ngadalëson shërimin e plagëve.

Studimi i autorëve rekomandon marrjen në sasi të caktuara të këtij minerali.

Ushqimet e pasura me zink janë spinaqi, mishi, farat e kungullit, ushqimet e detit.

Sipas NHS-së, meshkujt kanë nevojë të marrin 9.5mg, ndërsa femrat duhet të konsumojnë 7mg zink në ditë.

Sidoqoftë, është e mundshme që teprimi i marrjes së zinkut mund të jetë po ashtu i rrezikshëm, dhe mund të çojë në anemi dhe dobësim të eshtrave.

Studiuesit herën tjerët do të shqyrtojnë lidhjen ndërmjet zinkut, kalciumit dhe kancerit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme