Vera e kuqe në shërbim të shëndetit: mbron zemrën, forcon imunitetin dhe rregullon peshën e trupit

Vera e kuqe në shërbim të shëndetit: mbron zemrën, forcon imunitetin dhe rregullon peshën e trupit

28 shtator 2017 08:27

Përfitimet shëndetësore të verës së kuqe kanë qenë subjekt i studimeve të shumta. Dihet në përgjithësi se vera e kuqe është e mirë për zemrën, ndërsa hulumtimet e reja tregojnë se është e mirë edhe për shëndetin e dhëmbëve, të trurit dhe rregullimin e peshës trupore. Sigurisht, nëse e konsumoni atë në sasi të moderuar.

Rezultatet e një studimi në Australi treguan se personat që konsumojnë rregullisht sasi të moderuara të verës (një deri në dy gota në ditë) e kanë një rrezik të reduktuar prej sëmundjeve të zemrës me 30 për qind, transmeton koha.net.

Shkencëtarët nga Spanja kanë dalë me rezultate, të cilat tregojnë se vera e kuqe i eliminon bakteret përgjegjëse për sëmundjet dentare. Ajo gjithashtu e zvogëlon inflamacionin dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Një studim i kryer në minj tregoi se vera e kuqe me kohë e përmirëson ekuilibrin. Përveç kësaj, ajo është antioksidante e fuqishme dhe për këtë arsye e forcon imunitetin dhe e zvogëlon rrezikun prej ftohjes.

Shkencëtarët në Qendrën për Shëndetin Mendor në Mannheim të Gjermanisë thonë se një gotë me verë të kuqe ndihmon me sukses në parandalimin e zhvillimit të demencës. Sipas hulumtimit, vera e kuqe, për shkak të niveleve të larta të resveratroolit, e zgjatë jetëgjatësinë duke i frenuar molekulat që shkaktojnë inflamacion dhe komponentët në gjak që e pengojnë prodhimin e insulinës.

Vera është, gjithashtu, e mirë për rregullimin e peshës së trupit pasi mund ta parandalojë grumbullimin e qelizave dhjamore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme