Dobitë shëndetësore nga kastraveci

Dobitë shëndetësore nga kastraveci

27 shtator 2017 16:23

Bota i di përfitimet më të mëdha shëndetësore të kastravecit – ringjalljen e lëkurës. Ne po ashtu i çmojmë sallatat e shijshme në të cilat kastravecët janë përbërësit kryesorë. Kastravecët i takojnë familjes së kungujve. Qërimi i lëkurës së gjelbër të mbylltë zbulon një pjesë të gjelbër më të çelët. Kastravecët paraqiten në dy forma, turshi dhe të prerë në flegra, transmeton koha.net.

Varieteti në turshi ka masë më ta vogël dhe është rreth 2 deri 4 inçë i gjatë. Ne madje e dimë që kastravecët prodhojnë një efekt ftohës dhe kështu përdoren për të qetësuar sytë. Por a kemi menduar ndonjëherë të studiojmë vlerat e veçanta ushqyese që gjenden në kastravecë, të cilat në fakt i kontribuojnë këtij funksioni?

Kastraveci i paqëruar dhe i papërpunuar është i pajisur me këto vlera ushqyese:

Fibra dietare

Folate

Vitaminë C

Vitaminë B1

Vitaminë B2

Kalcium

Proteinë

Yndyra

Karbohidrate

Hekur

Fosfor

Kalium

Sheqerna

Vitaminë B3

Vitaminë B5

Magnez

Zink

Silic

Mangan

Këto vlera ushqyese të pranishme në kastravec ofrojnë shumë dobi shëndetësore. Le të eksplorojmë fushat e shëndetshme të cilat përfitojnë nga konsumimi i kastravecëve:

• Kujdesi për lëkurën: Kastraveci shfaq efekte diuretike, freskuese dhe pastruese. Këto efekte janë të dobishme për lëkurë. Përmbajtja e lartë e ujit, vitaminat A, B dhe C dhe prezenca e mineraleve si magnezi, kaliumi, mangani dhe silici i bëjnë kastravecët pjesë esenciale të kujdesit të lëkurës. Maska e fytyrës që përmbajnë lëng të kastravecit përdoren për shtrëngim të lëkurës. Acidi askorbik dhe kafeik i pranishëm në kastravecë mund ta ulë nivelin e mbajtjes së ujit çka si rezultat mund të pakësojë ënjtjen rreth syve. Copat e kastravecit mund ta qetësojnë lëkurën e prekur nga djegia e diellit.

• Tretja: problemet digjestive si thartësira në stomak, aciditeti, gastriti dhe madje ulcerat mund të kurohen nga konsumimi ditor i lëngut të freskët të kastravecit. Fibrat ushqimore i largojnë toksinat nga trakti i tretjes dhe kështu ndihmojnë procesin tretës. Konsumimi ditor i kastravecëve mund të konsiderohet si ilaç për kapsllëkun.

• Nyjet: Silici i pranishëm në kastraveca, ndihmon shëndetin e nyjave duke forcuar indet lidhëse.

• Tretja e proteinave: Kastraveci përmban një enzimë të quajtur Erepsinë e cila jep ndihmë në tretjen e proteinave.

• Shtypja e gjakut: Kaliumi, magnezi dhe fibrat e pranishme në kastravec ndihmojnë mbajtjen e nivelit normal të tensionit të gjakut.

• Eliminimi i shiritit: Farat e kastravecit konsiderohen si ilaç natyral për të eliminuar shiritat nga trakti intestinal. Ato po ashtu njihen për veçoritë e tyre antiinflamatore që janë treguar efektive në trajtimin e ënjtjes së mukozës së hundës dhe fytit.

• Kujdesi për thonj: Kastraveci, i pasur me silic, mund të parandalojë thyerjen dhe prishjen e thonjve të gishtave të duarve dhe këmbëve.

• Gihti dhe artriti: Lëngu i kastravecit i pasur me vitaminat A, B1, B6, C dhe D, folate, magnez, kalcium, kalium, kur përzihet me lëngë karote mund të japë lehtësim te pacientët me gisht (artrit urik) duke ulur nivelet urike.

• Sëmundjet e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve: Sëmundjet e dhëmbëve veçanërisht pyorrhea mund të trajtohen në mënyrë efektive me lëng kastraveci. Ushqimet e papërpunuara si kastraveci janë të pasura me fibra dietale dhe këto fibra bëjnë masazh në dhëmbë dhe në mishrat e dhëmbëve. Ushqimet e papërpunuara po ashtu rrisin sekretimin dhe kjo përsëri sjellë neutralizimin e acideve dhe alkaleve brenda zgavrës së gojës.

• Diabeti: Lëngu i kastravecit ka dalë të jetë i dobishëm për pacientët që vuajnë nga diabeti. Kjo mund t’i atribuohet prezencës së manganit i cili ndihmon në sintezën e insulinës natyrore.

• Kujdesi për veshka: Kastraveci paraqet atribute shëruese në lidhje me sëmundjet e fshikëzës urinare dhe veshkave. Përmbajtja e ujit e kastravecëve ndihmon në funksionet e veshkave duke promovuar urinimin. Në fakt, kastraveci është diuretiku më i mirë natyral.

• Rritja e flokëve: Lëngu i kastravecit që përmban silic kur i shtohet lëngjeve të karotës, spinaqit dhe maruleve, promovon rritjen e flokëve. Silici është prezent në indet lidhëse të trupit. Promovon rritjen e flokëve dhe një dietë e pasur në silic rezulton me flokë që shkëlqejnë dhe eshtra të shëndetshme.

Tani pritet që ju duheni të shijoni sallata të zbukuruara me kastravecë më shumë sesa keni bërë deri tani! Nëse disa nga ju keni ngrënë kastravecë vetëm nga detyrimi dhe duke u bazuar në instruksionet e dietistëve, filloni të mendoni që t’i shijoni kastravecët me sallata të ndryshme të shijshme. Apo krijoni recetat tuaja!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme