Mjekësia gjen zgjidhjen për trajtimin e kancerit të prostatës

Mjekësia gjen zgjidhjen për trajtimin e kancerit të prostatës

27 shtator 2017 11:30

Një zbulim i madh për trajtimin e kancerit të prostatës mund të shpëtojë jetën e mijëra meshkujve, sëmundja e të cilëve mendohet të jetë e pashërueshme, thuhet në studim.

Instituti i Kërkimeve për Kancerin, siç transmeton KJ, tha se gjetjet ishin një “hap i madh përpara”, i cili mund të ndihmojë rreth 3000 burra në vit për të cilët në rast të kundërt do të kishte shumë pak shpresë.

Studimi zbuloi se radioterapi, e cila formon valët rrezatuese kundër tumoreve, mund të ndalojë sëmundjen kur ajo sapo ka nisur. Kanceri i prostatës është forma më e zakonshme e kancerit në meshkuj, me 47,000 diagnoza në vit.

Në varësi të avancimit të sëmundjes, dhe sa agresive është ajo, burrave u ofrohet një trajtim hormonal, kirurgji, radioterapi ose një kombinim trajtimesh. Por kur kanceri është përhapur në legen, trajtimi tradicional bëhet shumë i rrezikshëm, pasi mund të dëmtojë zorrët.

Studimi i ri zbuloi se radioterapia me intensitet të moduluar ishte në gjendje të jepte një dozë të lartë të rrezatimit direkt tek qelizat e kancerit, duke mbrojtur indet e shëndetshme përreth, duke reduktuar kështu efektet anësore.

Në këtë studimi mbi 447 burra, 71 për qind e pacientëve me kancer të prostatës u shëruan dhe ishin plotësisht të lirë nga sëmundja pesë vjet pas trajtimit me këtë radioterapi. Kur nisi eksperimenti, shumë nga pacientët konsideroheshin të pashërueshëm, thanë hulumtuesit.

Dhe vetëm 8 deri në 16 për qind e atyre të cilët ishin pjesë e eksperimentit vuanin probleme me fshikëzën ose zorrën e tyre. Eksperimenti zbuloi se radioterapia me intensitet të moduluar, mund të aplikohej në mënyrë të sigurt në legen, i cili është një pjesë shumë e zakonshme ku përhapen qelizat kanceroze, për të ndihmuar në ndalimin e sëmundjes.

Pas një mesatare prej 8.5 vitesh të eksperimentit, 87 për qind e meshkujve janë shëruar, sipas studimit, botuar në Journal Ndërkombëtare të Onkologjisë Radiologjike, Biologji, Fizikë. Që nga fillimi i eksperimentit në vitin 2000, trajtimi u ofrohet gjithnjë e më shumë disa pacientëve nga qendrat kryesore të kancerit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme