Ilaçi i ri kundër gripit performon mirë në provat e hershme klinike

Ilaçi i ri kundër gripit performon mirë në provat e hershme klinike

26 shtator 2017 08:20

Radavirseni është një oligomer antishqisor i cili e pengon prodhimin e disa proteinave të gripit.

Hulumtuesit raportojnë se një test klinik i fazës 1 i ilaçit radavirsen, një ilaç ky i ri për ta luftuar gripin, është i sigurt dhe i toleruar mirë tek individët e shëndetshëm.

Studimi, i publikuar së fundi në “British Journal of Clinical Pharmacology”, nga 56 pjesëmarrës të shëndetshëm testoi nëse radavirseni, një oligomer antishqisor i cili e ndalon prodhimin e disa proteinave të gripit, është i sigurt për përdorim.

“Ky është demonstrimi i parë i sigurisë dhe tolerancës dhe farmakokinetikëve të një oligonukleotidi antishqisor për trajtimin e gripit A”, shkruajnë hulumtuesit në studim, transmeton Koha.net.

Hulumtuesit i ekzaminuan 66 individë të shëndetshëm, duke u dhënë 56 pjesëmarrësve radavirsen ndërmjet viteve 2013 dhe 2015, ku secili prej tyre mori doza të vetme intravenoze të ilaçit në nivele nga 0.5 deri në 8 mg/kg ose një placebo.

Mes pjesëmarrësve, 74 për qind e atyre që e kishin marrë ilaçin e kishin të paktën një ngjarje anësore, ashtu siç kishin 93 për qind të atyre që u ishte dhënë placebo. Efekti më i zakonshëm anësor që u gjet në mesin e pjesëmarrësve në studim ishte kokëdhimbja dhe proteinura.

Në përgjithësi, hulumtuesit raportojnë se radavirseni ishte i sigurt dhe i toleruar mirë në shumicën e pjesëmarrësve të studimit, duke rekomanduar që testet të kryhen duke e testuar efikasitetin e tij duke i trajtuar pacientët me grip.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme