Studiuesit zbulojnë mënyrën më efektive për ta shmangur sheqerin në kafe

Studiuesit zbulojnë mënyrën më efektive për ta shmangur sheqerin në kafe

25 shtator 2017 07:54

Hulumtimi i publikuar në “Journal of Health Psychology” pohon se mënyra më e lehtë për ta larguar sheqerin prej kafesë është ta ndaloni përdorimin e tij.

Shumica prej nesh i shtojmë kafesë sheqer, krem ose qumësht. Hulumtuesit kanë testuar mënyra të ndryshme për ta reduktuar sheqerin në kafe në 127 persona që pijnë kafe çdo ditë.

Adhuruesit e kafesë u ndanë në tri grupe: grupin e kontrollit i cili ndërpreu menjëherë pirjen e kafesë me sheqer, grupin i cili gradualisht e reduktoi sasinë e sheqerit, dhe grupi i cili me vetëdije pinte kafe me sheqer.

Grupi i cili gradualisht e reduktoi sasinë e sheqerit në kafe duhej që gjatë dy javëve çdo ditë ta eliminojë sheqerin. U tregua se kjo metodë graduale funksionon në reduktimin e kripës në salcën e domateve, transmeton Koha.net. Papritmas, në këtë rast, studiuesit zbuluan se reduktimi gradual i sheqerit në kafe në fakt i bëri njerëzit që çdo herë e më shumë të mos u pëlqejë kafeja.

Grupi i fundit e aplikoi teorinë e pirjes së vetëdijshme të kafesë. Të anketuarit duhej ta përqëndrojnë vëmendjen e tyre të plotë në kafe. Ata e shikuan filxhanin me kafe, e ndjenin aromën dhe shijen derisa e pinin kafenë. Ata duhej të bëheshin të vetëdijshëm për ndjenjat e reja dhe teksturën e kafesë.

Rezultatet i habitën studiuesit të cilët supozonin se reduktimi gradual i sheqerit dhe pirja e vetëdijshme e kafesë do t’i ndihmonte të anketuarit që ta ndalonin përdorimin e sheqerit në kafe. Çuditërisht, ndërprerja e thjeshtë e sheqerit në kafe u dëshmua të jetë mënyra më efektive.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme