Joga mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe efektet e stresit

Joga mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe efektet e stresit

24 shtator 2017 08:05

Hulumtimi i ri thekson se ushtrimi i rregullt i jogës mund të ngadalësojë plakjen fizike dhe efektin e dëmshëm të stresit në nivelin qelizor dhe atë të ADN-së.

Shumë çrregullime, si depresioni, infertiliteti dhe sëmundjet e zemrës janë të lidhura me plakjen e përshpejtuar të qelizave, transmeton Koha.net. Ky studim përsëri tregon se joga mund t’i ngadalësojë dhe madje edhe t’i ndryshojë efektet negative të plakjes së përshpejtuar dhe stresit në trup dhe mendje.

Treguesit kryesorë të plakjes qelizore në trup janë dëmtimet e ADN-së, shkurtimi i telomereve dhe stresi oksidativ. Telomeret janë kapakët në fund të kromozomeve tona që i mbrojnë ato nga shpërbërja. Stresi oksidativ shkakton dëme të ADN-së dhe i shkurton telomeret.

Një proces i cili është i dëmshëm në trupin është inflamacioni kronik. Kjo ndodh në çrregullimet si infertiliteti, obesiteti dhe depresioni, të cilat mund ta dobësojnë sistemin imunitar.

Studiuesit zbuluan se 12 javë të ushtrimit të jogës e ngadalësojnë plakjen e qelizave.

Programi i ushtrimeve përbëhej nga 90 minuta të jogës, frymëmarrjes dhe meditimit 5 ditë në javë për 12 javë. Hulumtuesit i matën biomarkerët e plakjes qelizore dhe stresit para dhe pas programit të ushtrimeve.

Ata konstatuan se joga i ngadalëson markerët e plakjes qelizore dhe e redukton inflamacionin në trup.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme