Lifestyle

Meshkujt që ushtrojnë shpesh në palestër kanë jetë të keqe seksuale

Një studim i ri i kryer nga hulumtuesit nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara tregoi se ushtrimet janë të lidhura me nxitjen seksuale dhe se meshkujt të cilët shpesh ushtrojnë në palestër e kanë një libido më të ulët dhe jetë të keqe seksuale në krahasim me meshkujt të cilët ushtrojnë me intensitet më të ulët ose më rrallë.

Rezultatet e hulumtimit, i cili i përfshiu më shumë se 1.000 meshkuj në të gjithë Shtetet e Bashkuara u publikuan në revistën Medicine & Science in Sports and Exercise, transmeton koha.net.

U theksua se pas një kohe meshkujt të cilët ushtrojnë rregullisht e humbasin interesimin dhe dëshirën e tyre për seks ose bëhen shumë të lodhur për aktivitete të tjera dhe preokupohen me veten.

"Meshkujt të cilët kishin trajnime më pak intensive kishin libido më të lartë, ndërsa ata që ushtruan më shkurt e kishin një oreks më të madh seksual për shkak se ekspozimi ndaj niveleve të larta të qëndrueshmërisë dhe trajnimeve kronike dhe intensive është i lidhur në mënyrë të konsiderueshme me libidon e ulur tek meshkujt", tha hulumtuesi kryesor Anthony Hackney.

Ai vuri në dukje se femrave që përpiqen të ngelin shtatzënë shpesh u shtrohet pyetja në lidhje me shprehitë e ushtrimeve.

"Bazuar në të dhënat tona, mendoj se të njëjtën pyetje duhet t’ua bëjmë edhe partnerëve të tyre", tha Hackney.

Megjithatë, ai thekson se ata nuk i hulumtuan shkaqet biologjike dhe kimike të libidos së ulët, por meshkujve të cilët planifikojnë krijimin e familjes u këshillojnë t’i reduktojnë vizitat në palestër dhe ushtrimet intensive.

"Zgjidhja është tek masa, ndërsa një aktivitet i moderuar fizik është më shumë se sa i dëshirueshëm", theksojnë ata.