Çfarë ndodh me trurin kur ruajmë ndonjë sekret

Çfarë ndodh me trurin kur ruajmë ndonjë sekret

20 shtator 2017 12:40

Të gjithë gjatë jetës ruajnë ndonjë sekret. Disa me vite mund t’i ruajnë sekretet e tyre nga të tjerët, derisa disa i zbulojnë shumë shpejt. Para se gjithash, sekretet nuk është lehtë për t’i ruajtur pavarësisht mundit që bëni.

Në këtë drejtim shkojnë edhe rezultatet e një studimi të ri, të publikuar në revistën PsycNET, e cila pohon se ruajtja e sekreteve nuk është e mirë për shëndetin mental, transmeton KosovaPress.

Ruajtja e sekreteve çon deri tek ankthi te njerëzit dhe paraqet një përvojë të lodhjes së trurit.

Shkencëtarët konkluduan se mendimet e njerëzve mbi sekretet mund të shërbejë si bazë për vazhdimin e hulumtimit të kësaj teme, me dëshirën që të gjendet mënyra që t’iu ndihmohet njerëzve në të ardhmen.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme