Lifestyle

Këshillat e doktorit shqiptar: Dializa mund të bëhet edhe në shtëpi

Dr.Artan Koni është urolog shqiptar, që mban dy tituj në fushën e mjekësisë. Rreth 150 njerëz janë gjithsej në botë që e kanë titullin FEAPU, transmeton Syri.net.

“a bëhet dializa edhe në shtëpi”

Jam një grua 57 vjeçare nga Kalimashi dhe veshkat e mia ndodhen në gradë të fundit. Mjeku në QSUT më ka thënë se shpejt ka mundësi të nis hemodializën, por unë kam vështirësi që të vij vazhdimisht në Tiranë.

Ndërkohë, duke biseduar me një mësuese nga Rrësheni, tha që kishte lexuar edhe një lloj tjetër dialize, që ishte Peritoneale (nëse nuk gabova emër). Ajo ma shpjegoi pak dhe që mund të realizohej vetë edhe në shtëpi, por nuk është se kishte informacion të plotë, veç e dinte se ekzistonte edhe kjo lloj mundësie. A mund të më shpjegoni se çfarë është dhe a është mund të realizohet vërtet në shtëpi? Nëse qenka një lloj dialize e tillë, pse nuk rekomandohet për ne pacientët e rretheve, ku qëndron problemi?

Përshëndetje. Dializa peritoneale ekziston, dhe është metoda e preferuar në moshat relativisht të reja, siç jeni edhe ju. Pacientët vijnë tek ne për të vendosur një tub të hollë në bark, me ndërhyrje kirurgjikale. Më pas, nga ai tub, pacienti e bën vetë dializën në shtëpi, me anë të solucioneve përkatëse. Ju rekomandoj të konsultoheni me një nefrolog për të gjitha këto detaje, dhe nëse vendosni për dializë peritoneale, mbetet vetëm për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale. Të shkuara.

Dializa peritoneale, si realizohet në shtëpi

Dializa peritoneale e pastron gjakun duke përdorurzonën e abdomenit si filtër. Kjo metodë bën pastrimin e gjakut, ndërsa pacienti është në gjumë, është duke punuar, ose është duke kryer aktivitetet e përditshme. Para seancës së para të dializës peritoneale, nevojitet ndërhyrje kirurgjike, në mënyrë që të krijohet qasje (hyrje) në hapësirën abdominale.

Kirurgu do të bëjë një prerje të vogël, zakonisht në pjesën e belit, një tub plastik i quajtur kateter futet nëpër këtë hyrje brenda zonës që rrethon stomakun dhe në afërsi të organeve, që quhet kaviteti (zgavra) peritoneal. Kur të vijë koha për dializë, vendoset një tretësirë pastruese e quajtur dializant nëpër kateter. Një dializë peritoneale përbëhet nga tre hapa:

Mbushja – tretësira e dializantit rrjedh nëpër kateterbrenda barku tuaj.

Banimi – mbetjet dhe lëngu i tepërt nga gjaku juaj kalon nëpër indin e hollë të zgavrës peritoneale dhe tërhiqet nga dializanti. Koha e qëndrimit të dializantit në barkuntuaj, quhet “koha e banimit”, që mund të lëvizë nga katër, deri në gjashtë orë.

Zbrazja – mbetjet dhe lëngu i tepërt largohet nga trupi juaj, kur shterohet dializanti. Procesi i zbrazjes dhe mbushjes, që quhet shkëmbim, mund të zgjasë rreth 30-40 minuta. Mund të keni nevojë për katër shkëmbime në ditë. Janë dy lloje kryesore të dializës peritoneale. Secili ka orar të veçantë të shkëmbimit. Dializa peritoneale e vazhdueshme ambulatore. Kjo lloj dialize bëhet pa makinë. E vendosni dializantinnë kateter dhe kryeni aktivitet e përditshme ose flini. Bëhet katër ose pesë herë në ditë. Dializa peritoneale e vazhdueshme e asistuar nga makina. Ky lloj i dializës shfrytëzon një makinë të quajtur “cycler” për të mbushur dhe zbrazur tretësirën nga barku juaj, zakonisht gjatë gjumit.

Image