Lifestyle

Pse s’duhet ta lini qumështin në derën e frigoriferit

Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit, pasi që kjo nuk është veprim i mençur.

Shumica e njerëzve qumështin e mbajnë në derën e frigoriferit dhe një gjë e tillë është e gabuar, shkruan KP.

Ekspertët kanë shpjeguar pse qumështin asnjëherë nuk duhet ruajtur në dyer.

Arsyeja është e thjeshtë - temperatura e ftohjes nuk është e njëjtë në çdo pjesë të frigoriferit dhe dyert janë vendi më i ngrohtë dhe kjo pjesë është më e ndjeshmja ndaj ndryshimeve. Kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk duhet mbajtur qumështin në derë, por vend ideal për vendosje është pjesa qendrore e frigoriferit.