Lifestyle

Këshilla që gjithmonë të blini frutat më të mira

Sigurisht, nuk jemi të vetmit që zgjedhim fruta të bukura dhe në dukje të pjekura vetëm për ta zbuluar më vonë se ato janë në fakt të papjekura, pa shije dhe aspak të lëngshme.

Për të gjithë ata që e kanë të njëjtin problem, në vijim Koha.net ju jep disa këshilla për t’i zgjedhur frutat më të mira.

Shega

• Lëvorja duhet të jetë e kuqe në të kuqe të errët, pa njolla të errëta.

• Shega e pjekur është gjithmonë më e rëndë.

• Shega nuk guxon të jetë e butë. Butësia është një shenjë se ajo ka qenë e ngrirë.

• Kërcelli nuk do të duhej të jetë i gjelbër.

Ananasi

• Ananasi nuk guxon të ketë aromë intensive, sepse kjo do të thotë se nuk është i pjekur.

• Nëse e shtypni ananasin dhe mbeten gjurmët, atëherë është i papjekur. Gjatë përzgjedhjes së ananasit, kujdes në uniformitetin e ngjyrës dhe në njollat e errëta.

• Gjethet e ananasit të pjekur mirë janë të gjelbra dhe të lakuara pak në skaje. Gjethet plotësisht të gjelbra janë shenjë e ananasit të vjelë më herët sesa duhet.

Mango

• Mango mund të jetë e verdhë, e gjelbër ose e kuqe. Treguesi i përsosur i pjekurisë janë njollat e errëta në lëvore, nëse i ka ato, fruta është i mirë për konsum.

• Mango e fortë nuk është e pjekur. Mango e pjekur duhet të jetë e butë, por jo shumë e butë.

• Nëse në lëvore mbesin gjurmë kur e shtypni, mango është shumë e pjekur.

• Mango e pjekur e ka një erë të ëmbël.

Ftoi

• Ftoi i pjekur është i verdhë dhe pa njolla të gjelbra.

• Në qoftë se është shumë i fortë, ai nuk është i gatshëm për t’u ngrënë.

• Aroma e fortë është shenjë e mirë e pjekurisë.

• Nëse lëvorja është e dëmtuar, ftoi do të prishet shumë shpejt.

• Në varësi të llojit, ftoi mund të jetë i rrumbullakët ose në formë dardhe.

Avokado

• Avokado e pjekur mund të jetë me ngjyrë kafe apo të gjelbër të çelët, në varësi të llojit.

• Bërthama do të kërcasë brenda avokados së pjekur.

• Shtypeni lëvoren për të parë nëse mbesin gjurmë. Nëse mbesin, avokado është pjekur. Nëse mbesin më gjatë, është pjekur tepër.

Pomelo

• Pomelo mund të jetë i verdhë, i gjelbër ose portokalli. Ngjyra jo e njëtrajtshme do të thotë se janë përdorur pesticide gjatë kultivimit.

• Pomelo duhet të jetë pak më i fortë, sepse kjo do të thotë se është i lëngshëm.

• Forma mund të variojë nga e rrumbullakëta në atë dardhore.

Papaja

• Papaja e pjekur është e verdhë ose e portokalltë.

• Frutat më të mira kanë ngjyrë uniforme, por kushtoni vëmendje butësisë: nëse ngjyra është e mirë, dhe papaja është e fortë, ajo ende nuk është e pjekur.

• Njollat e vogla të errëta nuk do të ndikojnë në shije dhe janë tregues i madh i pjekjes së tepërt.