Lifestyle

Gjalpin mund ta mbani jashtë frigoriferit, sallatën mos e hani pas dy orëve jashtë

Descriptive Text

Shumica e njerëzve e dinë se mishin e pulës duhet zier apo pjekur deri në fund dhe se mishi i prishur nuk guxon të hahet për shkak të helmimit.

Shkencëtarët kanë dhënë këshilla për ushqime dhe lëngje të tjera se si duhet t’i mbajmë apo ruajmë dhe nëse është e sigurt t’i konsumojmë pasi që kanë qëndruar disa ditë jashtë frigoriferit, transmeton Koha.net.

Adam Hargrave, shkencëtar i cili punon në agjencinë e kontrollit të ushqimit të Britanisë së Madhe, i ndau faktet nga fiksioni dhe zbuloi se si mund të sëmureni nëse pini qumësht të tharbur, ndërkohë që këshillon të mos hani sallatë nëse ajo ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se dy orë.

1. Ju rekomandojmë që ujin ta mbani në frigorifer dhe ta pini atë më së largu brenda dy ditëve të ardhshme.

2. Nëse qumështi është lënë i hapur jashtë frigoriferit, mos e pini atë, sepse do të villni. Nëse jeni të pasigurt se në çfarë gjendjeje është, vlojeni.

3. Ushqimin, sidomos sallatën, mos e lini jashtë frigoriferit për më shumë se dy orë, sepse e rritni rrezikun e krijimit të baktereve. Lëreni ushqimin në frigorifer ku temperatura është në mes zero dhe pesë gradë.

4. Kur e zieni/piqni mishin, ai nuk do të duhej të qëndrojë jashtë frigoriferit për më shumë se dy orë, apo një orë në qoftë se është nxehtë. Mishi duhet të qëndrojë në frigorifer. E rëndësishme është të zihet apo piqet mirë, me qëllim që t’i vrisni të gjitha bakteret.

5. Ëmbëlsirat nga përbërësit e papërpunuar mund t’i hani, por duhet të jeni të kujdesshëm. Më mirë është t’i shmangni, sepse mund të përmbajnë baktere si E. coli.

6. Gjalpin më së miri është ta mbani në frigorifer, por mund të qëndrojë edhe jashtë. Arsyeja është se në frigorifer do ta ruajë formën.

7. Gjithmonë lani frutat dhe perimet që i blini, veçanërisht nëse do t’i hani të freskëta.

8. Mishin e papërpunuar nuk duhet ta lani, sepse me këtë vetëm se do t’i bartni mikrobet në duart tuaja, në veshjet dhe sipërfaqen e punës. Përmes zierjes dhe pjekjes do t’i vrisni të gjitha bakteret.