Lifestyle

Konsumi i përditshëm i çajit të gjelbër mund të bëjë çudira për trupin tuaj

Descriptive Text

Konsumi i rregullt i çajit të gjelbër ka shumë efekte të dobishme. Për shkak të fluoridit, çaji i gjelbër ndihmon në ruajtjen e densitetit të eshtrave, ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, dhe e rrit edhe nivelin e energjisë.

Në një studim të publikuar në revistën “Nutrition Research” theksohet se çaji i gjelbër e ngadalëson procesin e humbjes së masës eshtërore dhe e zvogëlon rrezikun e frakturave të shkaktuara nga osteoporoza. Femrat që i pinë tre filxhanë të çajit të gjelbër në ditë e kishin një rrezik 30 për qind më të ulët të osteoporozës.

Çaji i gjelbër gjithashtu ndihmon në parandalimin e kancerit. Norma e kancerit është më e ulët në vendet aziatike, si Japonia, ku pihet çaji i gjelbër çdo ditë. Edhe pse shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse është vetëm çaji i gjelbër arsyeja e normave të ulëta të kancerit, çaji i gjelbër përmban kimikate EGCG, EGC, EKG dhe EC të cilat njihen për aktivitetin e tyre antioksidues, transmeton Koha.net. Këto kimikate mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i ADN-së, një nga shkaqet e para të rritjes së qelizave të kancerit. Përveç kësaj, vetitë e çajit të gjelbër mund të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV të cilat janë shkaku kryesor i kancerit të lëkurës.

Ai gjithashtu ndihmon në ruajtjen e peshës së trupit. Konsumi i rregullt i përditshëm i çajit të gjelbër e përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në djegien e kalorive të tepërta, ndërsa ekstrakti i çajit të gjelbër në fakt mund ta reduktojë obesitetin dhe sëmundjet e shkaktuara nga obesiteti, si diabeti.

Ai është i lidhur me nivele të ulëta të kolesterinës “së keqe”, ndërsa studimet tregojnë se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë çaj të gjelbër kanë nivele më të ulëta të tij sesa ata që nuk pinë çaj të gjelbër.

Sipas shumë studimeve, personat që rregullisht konsumojnë çaj të gjelbër kanë shkallë më të ulët të dëmtimit dhe gjakderdhjes në mishrat e dhëmbëve. Sa më shumë që të anketuarit pinë çaj të gjelbër, aq më të vogla ishin simptomat e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

Konsumi i përditshëm i çajit të gjelbër e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në një studim të kryer në Japoni morën pjesë 40.000 të anketuar, ndërsa rezultatet tregojnë se subjektet të cilët rregullisht konsumuan çaj të gjelbër e kishin një rrezik 26 për qind më të ulët nga sulmi në zemër.

Çaji i gjelbër gjithashtu i rrit nivelet e energjisë, ndërsa 230 ml të këtij lëngu përmbajnë në mes 24 dhe 45 miligramë kafeinë, gjë që është arsyeja se pse çaji i gjelbër i përmirëson nivelet e energjisë duke e reduktuar rrezikun nga kokëdhimbjet, dridhjet dhe të përzierat të cilat paraqiten gjatë konsumit të tepërt të kafeinës.