Lifestyle

Gjumi i gjatë në fundjavë i keq për shëndetin?

Descriptive Text

Shumica e njerëzve me punë të përditshme zgjohen herët gjatë ditëve të punës, por preferojnë të flenë më shumë në ditët e pushimit, thjesht sepse mund ta bëjnë këtë. Këto çrregullime të modeleve të rregullta të gjumit mund ta rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve metabolike si sëmundja e zemrës dhe diabeti, sipas një studimi të ri.

Puna me ndërresa - njerëzit me orar të çrregullt të punës ose të cilët punojnë diçka tjetër përveç orarit ditor - është treguar në studimet e mëparshme se ka efekt të dëmshëm në shëndetin. Hulumtimi i ri i kryer në Universitetin e Pitsburgut tregon, megjithatë, se “jet lag”shoqëror bazik si ngritja e vonshme mund të jetë po aq i keq për shëndetin, transmeton koha.net.

“Jet lag” shoqëror i referohet një mospërputhjeje mes orarit të imponuar të gjumit nga shoqëria dhe ritmeve të tyre natyrore cirkadian. Hulumtuesit thanë se “jet lagu” shoqëror është i njohur se lidhet me trashje dhe çrregullime të tjera kardiovaskulare, por lidhja me njerëzit e shëndetshëm është e re.

"Ky është studimi i parë i cili u zgjerua nga ky punim dhe i cili tregoi se edhe në mesin e të rriturve të shëndetshëm të cilët punojnë dhe të cilët e përjetojnë një gamë më të vogël të mospërputhjeve në orarin e tyre të gjumit, “jet lag” shoqëror mund të kontribuojë në problemet metabolike," tha Patricia Wong, studiues në Universitetin e Pitsburgut, në një njoftim për shtyp. "Këto ndryshime metabolike mund të kontribuojnë në zhvillimin e obesitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare."

Hulumtuesit kanë punuar me 447 persona midis moshave 30 dhe 54, prej të cilëve 53 për qind ishin femra dhe 83 për qind ishin të bardhë. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të shëndetshëm dhe punonin në ndërrime të pjesshme ose të plota ditore jashtë shtëpisë për të paktën 25 orë në javë.

Pjesëmarrësit bartnin rripa dore për ta monitoruar lëvizjen dhe gjumin e tyre për 24 orë në ditë, dhe iu përgjigjën pyetësorëve për shprehitë e tyre të ngrënies dhe ushtrimeve.

Studiuesit zbuluan se afro 85 për qind e pjesëmarrësve e kishin një pikë më të vonshme gjysmë-intervalore, të quajtur gjysmëgjumë, në ciklin e tyre të gjumit në ditët e lira në krahasim me ditët e punës, ndërsa pjesa tjetër e kishte një mesgjumë më të hershëm në ditët e lira sesa në ditët e punës.

Mes personave me dallime më të mëdha në oraret e tyre të gjumit nga ditët e punës në ditët e lira kishin prirje të kenë profile më të këqija të kolesterolit, nivele të larta të insulinës, BMI më të lartë dhe ishin më rezistent ndaj insulinës se sa njerëzit me orare më stabile të gjumit gjatë gjithë javës.

Wong thotë se studimet e ardhshme do të duhet të jenë më të mëdha, dhe në qoftë se ato tregojnë rezultate të ngjashme kjo mund të tregojë se ndryshimet në shprehitë e gjumit mund t’i ndihmojnë njerëzit që ta bëjnë një jetë të shëndetshme.

"Mund të ketë përfitime ndaj ndërhyrjeve klinike të fokusuara në çrregullimet cirkadiane, edukimi në vend të punës për t’i ndihmuar punonjësit dhe familjet e tyre që marrin vendime të informuara për strukturimin e orareve të tyre, dhe politika për t’i inkurajuar punëdhënësit që t’i marrin në konsideratë këto çështje", tha Wong.

Studimi është publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.