Lifestyle

Mjekët paralajmërojnë: Fëmijët mësojnë të gënjejnë nga prindërit

Një mjek në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Uludag të Bursës, në Turqinë Veriperëndimore, Cengiz Akkaya, paralajmëroi se fëmijët mësojnë prej prindërve të gënjejnë.

"Kur babai apo nëna jonë na thonë edhe gënjeshtrën më të vogël, ne mësohemi me gënjeshtra pa e vërejtur këtë. Edhe gënjeshtra më e vogël është e mjaftueshme që në trurin e fëmijës të formohet diçka që njihet si gënjeshtër", tha Akkaya dhe shtoi se familja, si dhe mjedisi më i afërt ndikon në sjelljen e individëve, transmeton koha.net.

Akkaya shtoi se fëmijët e përcjellin lëvizjen dhe sjelljen e prindërve të tyre dhe se ata janë shembull për ta, dhe në këtë mënyrë e formojnë personalitetin e tyre.

"Ne i përvetësojmë anët e mira dhe të këqija. Kështu, edhe gënjeshtrën e mësojmë nga prindërit. Ne fillojmë të mësojmë qysh kur jemi krejt të vegjël. Kur prindërit tanë fillojnë të gënjejnë, ne mësohemi me gënjeshtra. Kjo reflektohet në personalitetin tonë," shpjegoi ai, duke shtuar se gënjeshtra nuk është si të folurit dhe të pamurit, apo diçka që truri e bën vetë.

thekson se në tru nuk ka asgjë që do ta inkurajonte gënjeshtrën dhe se nuk ka asnjë qendër për gënjeshtër.

Akkaya thekson se madhësia e gënjeshtrës ndryshon prej situatave në të cilat ndodhet personi.

"Një person i cili ka ndjeshmëri për nevojat e njerëzve të tjerë, siç ka ndjeshmëri për nevojat e veta, i cili e ka formuar personalitetin, ose nuk do të gënjejë ose këto gënjeshtra nuk mund t’i dëmtojnë në masë të madhe të tjerët. Nëse personi është vetjak dhe mendon vetëm për veten e tij edhe gënjeshtrat e tij janë shumë më të dëmshme", theksoi Akkaya.