Lifestyle

Ndikimi i uthullës së mollës te problemet shëndetësore

Koha është për pushime verore dhe shpesh ndodh të bie edhe imuniteti. Në mënyrë që situata shëndetësore të mos komplikohet, por edhe për të parandaluar sëmundje dhe infeksione, apo edhe për të zbutur veprimin e tyre, është me rëndësi që të përdorni edhe uthullën e mollës, rekomandojnë mjekët.

Sipas tyre, uthulla e mollës ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe ajo duhet të merret me vete gjatë pushimeve verore.

Uthulla e mollës ndihmon tek infeksionet, problemet me stomak, ftohja, helmimi, mbrojtja e organizimit nga viruset dhe bakteret.

Me shekuj përdoret në shërimin e problemeve psiko-fizike, tretje më të mirë dhe qarkullimin e gjakut, shërimin e fytit, veshkave, lukthit, rregullimin e kolesterolit dhe sheqerit, si dhe pastrimin e gjakut nga toksina, transmeton KosovaPress.

Kaliumi aktiv në uthullën e mollës ndikon në përmirësimin e koncentrimit dhe aftësisë mentale dhe punës. Po ashtu, rekomandohet edhe si mjet i shëndetshëm natyral për dezinfektim të enëve, të cilat më pas duhet shpëlarë me ujë.