Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë një rritje të aktivitetit të trurit te njerëzit që janë duke vdekur

Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit kanë publikuar një punim intrigues në “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS). Në studim, shkencëtarët detajojnë se si zbuluan një valë të panjohur dhe misterioze të aktivitetit të trurit në trurin e njerëzve që po vdisnin.

Studimi zbulon më shumë informacion se si truri i njeriut reagon në rrethana tragjike.

Ata regjistruan aktivitetin misterioz të trurit kur katër pacientë u tërhoqën nga pajisjet që iu ndihmonin të qëndronin gjallë. Ata e regjistruan aktivitetin në dy nga katër pacientët dhe kjo mund t'i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë paralelet midis një truri njerëzor që po vdes dhe trurit të kafshëve si minjtë, të cilat janë studiuar më parë, shkroi bgr. 

Besohet se aktivitetet e trurit që dolën nga regjistrimi ndërsa truri vdes mund të jetë ajo që shpesh i referohemi si “eksperienca afër-vdekjes”. Ky studim i ri mund të jetë një hap i duhur për të kuptuar si reagon truri në momentet e fundit të vdekjes.