Dhjetëra ilaçe të mundshme për Alzheimer në zhvillim e sipër

Dhjetëra ilaçe të mundshme për Alzheimer në zhvillim e sipër

13 gusht 2017 08:04

Pothuajse 30 ilaçe të reja për Alzheimer mund të arrijnë në treg gjatë pesë vjetëve të ardhshme, thonë studiuesit.

Kjo i përfshin 27 ilaçe në fazën 3 të testeve klinike, të cilat janë në procesin e vonshëm të shqyrtimit të ilaçeve. Kjo gjithashtu i përfshin tetë ilaçe në provat klinike të fazës 2, sipas një analize nga hetuesit e ResearchersAgainstAlzheimer (RA2), një rrjet ky i UsAgainstAlzheimer.

“Furnizimi me ilaçe për sëmundjen Alzheimer, i penguar nga dekada të dështimeve dhe investimeve të pakta, tani ndodhet para fitoreve të mëdha”, tha George Vradenburg, bashkëthemelues dhe kryesues i UsAgainstAlzheimer.

“Falë rritjes së investimeve nga udhëheqësit e industrisë, ne mbetemi optimistë që kronikat aktuale të inovacioneve të fazës së vonshme të Alzheimerit do ta sjellin zgjidhjen shumë të nevojshme për familjet në të ardhmen e afërt”, tha ai në një lajm të rrjetit, transmeton Koha.net.

Asnjë ilaç i ri për Alzheimerin nuk është miratuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2003 dhe në Evropë që nga viti 2002.

“Nuk ka asnjë zgjidhje magjike kur është fjala për trajtimin e sëmundjes Alzheimer”, tha dr. David Morgan, anëtar themelues i RA2 dhe profesor i farmakologjisë molekulare dhe fiziologjisë në universitetin e South Florida.

“Sa më shumë që mësojmë për patologjinë e Alzheimerit, aq më afër e kemi ilaçin për një sëmundje që është një barrë e madhe për pacientët, mjekët dhe sistemet globale shëndetësore”, shtoi ai në njoftim.

Rreth 5.5 milionë amerikanë e kanë sëmundjen e Alzheimerit. Deri në vitin 2050, numri i rasteve në Shtetet e Bashkuara mund të arrijë deri në 16 milionë, sipas Shoqatës për Alzheimer.

Vdekjet nga kjo sëmundje u rritën për 55 për qind midis viteve 1999 dhe 2014, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Një çështje thelbësore është nëse sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën do të sigurojnë që njerëzit që janë me rrezik, ose që janë në rrezik nga Alzheimeri të kenë qasje në trajtime të reja.

“Alzheimer zakonisht keqdiagnostikohet dhe Shtetet e Bashkuara vuajnë nga mungesa e geriatricientëve - çështje këto të cilat vetëm sa do të rriten, ndërkohë që gjenerata e mesit të shekullit të kaluar plaket”, tha Vradenburg.

“Udhëheqësit e sektorit privat dhe publik do të duhet të punojnë ngushtë me sigurimet në vitet e ardhshme për t'u siguruar që pacientët të kenë qasje në këto barna kur ato të jenë në dispozicion”, përfundoi ai, përcjell Koha.net.

Analiza ishte planifikuar të prezantohej të martën në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Alzheimer në Londër, Angli. Informacioni i paraqitur në takime në përgjithësi konsiderohet preliminar deri sa të publikohet në ndonjë revistë shkencore.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme