Lifestyle

Vaksina e ADN-së me imunoterapi mund t’i trajtojë kanceret HPV

Një terapi e re e vaksinës ka potencial të gjenerojë reagim imunitar te pacientët me karcinomë të qelizave squamous të kokës dhe qafës, ose HNSCCa, te pacientët me papillomavirusin njerëzor ose HPV.

Hulumtuesit në Qendrën e Kancerit Abramson të Universitetit të Pensilvanisë e krijuan vaksinën e re për të gjeneruar reagim imunitar në pacientët me HNSCCa duke e shënjestruar HPV, një sëmundje kjo e transmetuar seksualisht, e cila është e lidhur me HNSCCa, transmeton Koha.net.

HPV është një nga sëmundjet më të shpeshta të transmetuara seksualisht, sipas qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ose CDC, ku pothuajse të gjithë të rriturit seksualisht aktivë do ta kontraktojnë atë në një moment në jetën e tyre.

HNSCCa është kancer i cili zhvillohet në mukozën e gojës dhe të fytit. Shkaqet e njohura të HNSCCa e përfshijnë pirjen e duhanit, përdorimin e duhanit dhe infeksioni me HPV.

Pothuajse 70 për qind e të gjitha kancereve të fytit në Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me HPV, ku 60 për qind shkaktohen nga një nëntip i HPV i njohur si HPV 16/18.

“Ky është nëntipi të cilin e shënjestrojmë me këtë terapi të re, dhe ne jemi vendi i vetëm në vend, i cili e demonstron aktivizimin imunitar me këtë vaksinë immunologjike të bazuar në ADN për kancerin e kokës dhe qafës HPV 16/18”, tha dr. Charu Aggarwal, asistente profesori e Onkologjisë Hematologjike në Shkollën e Mjekësisë Perelman në Universitetin e Pensilvanisë, në një njoftim për shtyp.

Për studimin, hulumtuesit i trajtuan 22 pacientë me vaksinë, e cila u dha si injeksion antigjenesh duke bërë që sistemi imunitar ta fillojë prodhimin e antitrupave dhe t’i aktivizojë qelizat imunitare. Mjekët e përdorin një pajisje të veçantë për ta shpërndarë një impuls të energjisë elektrike në zonë për t’i stimuluar muskujt dhe për ta përshpejtuar marrjen e antigjeneve.

“Të dhënat tregojnë se terapia është e shënjestruar dhe specifike, por gjithashtu e sigurt dhe e toleruar mirë”, tha Aggarwal.

Studimi u prezantua në Takimin Vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike 2017 në Çikago.